Ish-kryepolicin Ardi Veliu dhe ambasadori çek Karel Urban

Dekorohen 3 zyrtarë të lartë policorë nga Policia çeke, vlerësohet kontributi i ish-kryepolicit Ardi Veliu

8 Qershor 2022, 16:37| Përditesimi: 8 Qershor 2022, 16:41

  • Share

Policia çeke ka dekoruar me Medaljen e Argjendtë, 3 zyrtarë të policisë shqiptare, ish-kryepolicin Ardi Veliu, aktualisht zv.ministër i Infrastrukturës, Edmond Rizain që drejton Drejtorinë Qendrore Hetimore në Policinë e Shtetit dhe Erion Ahmetin, ish-shef i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, aktualisht Specialist në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor.

Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Ambasadës Çeke në Tiranë me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, u vlerësua si e shkëlqyer marrëdhënia mes dy policive.

“Ambasadori Çek z. Karel Urban i dorëzoi Medaljen e Argjendtë akredituar nga ish-Presidenti i Policisë Çeke Gjeneral Major Jan Švejdar në mirënjohje të bashkëpunimit të shkëlqyer midis dy Policive, z. Ardi Veliu, z. Edmond Rizait dhe z. Erion Ahmetit”, shkruan ambasada çeke në Twitter.

Ditët e fundit në Shqipëri po qëndron një delegacion i gjerë i Policisë Rrugore të Çekisë, që po përcjell përvojën e tyre në disa qarqe.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?