Presidenti Meta duke i dhënë dekoratën familjes

Dekorohet me titullin 'Mjeshtër i Madh' pas vdekjes Milto Vako, ish-dirigjent dhe personalitet i shquar i muzikës

19 Dhjetor 2020, 11:19| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 11:20

  • Share

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh”, profesorin Milto Vako, ish-dirigjent dhe personalitet i shquar i muzikës. Lajmin e ka dhënë vetë Meta në një postim në rrjetet sociale.

"Për të gjithë kontributin e vyer, si dirigjent, pedagog dhe personalitet i shquar i fushës së muzikës, pata kënaqësinë dhe nderin të çmoj, Profesor Milto Vako, me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh", në vlerësim dhe mirënjohje të punës së përkushtuar në drejtimin për vite me radhe të Katedrës së Dirigjimit në Fakultetin e Muzikës dhe si udhëheqës artistik pranë Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve, duke u nderuar nga artdashësit dhe merituar çmime të larta kombëtare dhe ndërkombëtare.

Nderim e respekt, ndaj të gjithë plejadës së personaliteteve të shquara të muzikës shqiptare, ndër dekada, të cilat i dhanë jetë dhe themeluan Konservatorin Shtetëror të Tiranës, si Profesor Vako, Çesk Zadeja, Albert Paparisto, Hamide Stringa, Mustafa Krantja e shumë të tjerë, nga duart e të cilëve kanë dalë qindra kompozitorë, instrumentistë, muzikantë e artistë, të cilët kanë arritur të bëjnë emër në vendin tonë dhe në skenat më të mëdha botërore", shkruan Meta në Facebook.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?