Kronikë

Dekoroi Mehdi Bushatin, të përndjekurit politikë letër Metës: Ke nderuar një prej xhelatëve më famëkeq të Sigurimit të Shtetit! Keni fyer viktimat e komunizmit

31 Mars 2021, 11:33| Përditesimi: 31 Mars 2021, 15:53

  • Share

Përmes një letre proteste, ish-të përndjekurit politikë i kanë shprehur indinjatën e tyre Presidentit Ilir Meta për faktin se sipas tyre ka dekoruar një prej xhelatëve me famëkeq të Sigurimit të Shtetit Mehdi Bushatin. Meta dje i dha Bushatit titullin e “Kalorës i Flamurit" si figurë  e rëndësishme e sportit shqiptar.

Por në letrën e Nebil Çikës, kryetar i Shoqatës Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve Politikë, drejtuar Presidentit shkruhet se personi që Meta ka dekoruar është autor i shume krimeve të komunizmit, arrestime, torturime e dënime të shumta politike gjatë diktaturës komuniste dhe një nga drejtuesit e lartë të organizatës kriminale e terroristë Sigurimi i Shtetit.

Çika shkruan në letrën e tij se ky dekorim është një fyerje publike e zyrtare nga na e kreut të shtetit shqiptar ndaj viktimave të krimeve  komunizmit dhe çdo qytetari tjetër të ndershëm të këtij vendi.

Letra e plotë

Z. President! Me indinjatë të thellë morëm vesh dekorimin nga Ju me titullin e lartë “Kalorës i Flamurit: të një prej xhelatëve  me famëkeq te Sigurimit te Shtetit Mehdi Bushati.

Personi qe ju keni dekoruar është autor i shume krimeve te komunizmit , arrestime ,torturime e dënime të shumta politike gjatë diktaturës komuniste dhe një nga drejtuesit e lartë te organizatës kriminale e terroristë Sigurimi i Shtetit. Krimet e tij ne ligjin shqiptar dhe atë ndërkombëtar klasifikohen si “krime kundër njerëzimit dhe gjenocid “ dhe nuk parashkruhen. Ne kemi qindra prova, dokumente zyrtare e dëshmi publike te viktimave që provojnë autorësinë e krimeve të tij 

Vlerësojmë se ky veprim i juaji ( jo i vetmi ) është një fyerje publike e zyrtare nga na e kreut të shtetit Shqiptar ndaj viktimave të krimeve  komunizmit dhe çdo qytetari tjetër të ndershëm të këtij vendi .

Akti Juaj është në shkelje të ligjit kushtetues, konventave ndërkombëtare parimeve të lirisë dhe demokracisë, vlerave të demokracisë perëndimore e moralit qytetar.

Nuk mund të pretendoni të jeni garant i kushtetutës, lirisë dhe demokracisë kur me veprime te tilla nderoni e respektoni  te kundërtën e këtyre . gjene me të keqe që i ka ndodhur ndonjë herë në histori kombit e popullit shqiptar. Dekorimi nga ana Juaj i hanxharëve te përgjakur të diktaturës komuniste është një akt  i pa pranueshëm nga na jonë dhe prova që shteti shqiptar dhe ju personalisht nuk jeni shkëputur nga diktatura komuniste  e sa e keni vullnetin politik për ta bere këtë    

 Dua tiu kujtoj ato që iu thash sy për sy faljen time gjatë ceremonisë se dekorimit te dy të mbijetuarave të kampit komunist të shfarosjes ne Tepelene në 23 Gusht 2018 : ” …Z, President është këtu edhe për të dekoruar disa të mbijetuar të Kampit te Tepelenës dhe shumë mirë po bën . Por ka ndodhur në të shkuarën, shpresoj të mos ndodh më, që institucionet shtetërore Presidenti, qeveria etje sa here që dekorojnë njerëzit tanë, viktimat e krimeve te komunizmit, shkojnë ne Tirane dhe dekorojnë edhe autoret e këtyre krimeve. Sot Enver Hoxha dhe gjithë banda e tij kriminale janë heronj dhe tituj te tjerë, te dhëna nga shteti shqiptar .Shpresoj qe kjo te mos përsëritet më….ndajeni mendjen ,o me viktimat o me xhelatët …". 

Me këtë dekorimin por edhe te tjerë me parë duket që Ju e keni marrë vendimin tuaj për të qenë me xhelatët. Z. President! Dy javë më parë kam kërkuar nga Ju të dekoroni një nga legjendat e gjalla të qëndresës sonë antikomuniste, ish të burgosurin politik Qani Sadiku, nënkryetar i Këshillit Kombëtar e Shoqatës Antikomuniste e te Përndjekurve Politik te Shqipërisë. Pas dekretit tuaj për te dekoruar një xhelat nga me famëkeqit të “ Sigurimit të Shtetit “ e tërheq përfundimisht kërkesën time për dekorimin e z. Sadiku . 

Nuk mundet ti jepni te njëjtën dekorate edhe xhelatëve edhe viktimave e martirëve, kjo është me shume se hipokrizi. Për ne është një krim i komunizmit më shumë.  Sa të jem unë kryetar i të përndjekurve politikë antikomunistë dhe ju President i Republikës kjo nuk do të ndodhe me në asnjë rast e rrethanë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?