Balla: Meta për turpin e tij mban peng ligjin për buxhetin, po pengon vaksinën anti COVID! Natën takohet me ish-efektivë të inkriminuar, ditën bën të shqetësuarin për Policinë (VIDEO)

3 Dhjetor 2020, 12:38| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 14:45

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend sot akuzoi Presidentin Ilir Meta se po bën politike me dekretit duke mbajtur peng ligje të rëndësishme. Balla tha se Meta për turpin e tij po mban peng ligjin për buxhetin, duke penguar kështu avancimin e Qeverisë me masat anti-COVID, në veçanti vijimin me procedurat për sigurimin e vaksinës.

Balla përmendi në këtë politikë dekretesh të Presidentit edhe kthimin e ligjit "Për Policinë e Shtetit"

 "Dua të them dy fjalë për dekretin për kthimin e ligjit "Për policinë e shtetit". Ligji është diskutuar për një kohë shumë të gjatë në Kuvendin e Shqipërisë, ka marrë kohë të gjatë. Gjej rastin ta falënderoj ministrin e Brendshëm për korrektesën që ka treguar në marrëdhënien me Kuvendin.

Të gjitha përpjekjet, në krye të të cilave është vënë Ilir Meta, Presidenti i Republikës që natën takohet me ish-policë të larguar nga policia e shtetit për shkak të përfshirjes në aktivitete kriminale dhe  ditën bën sikur shqetësohet për Policinë e Shtetit.

Presidenti duhet të heqë dorë nga të bërit politikë me dekretet. Nuk i shkon që Kryetari i Shtetit të etiketojë apo sulmojë policinë e shtetit.

Është e patolerushme, është e papranueshme Ilir Meta që të vonojë ligjin për buxhetin e shtetit. Është miratuar në Kuvend dhe Presidenti i Republikës për turpin e vijon ta mbajë peng ligjin për buxhetin e shtetit duke vonuar përgatitjen që duhet të bëjë qeveria për përballimin e situatës së COVID, në veçanti sigurimin e vaksinë". tha Balla.


Lajmi kryesor:

Seanca plenare/ Kuvendi miraton marrëveshjen me BERZH për 15 mln euro hua për përballjen me COVID, debat Manastirliu-Hajdari! Përcaktohet përbërja e Komisionit për raportin e Dick Marty


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?