Politikë

Një ministre me AI, juristi Dervishaj: Dekreti i Begajt shkon në kufijtë e antikushtetueshmërisë (VIDEO)

15 Shtator, 14:08| Përditesimi: 15 Shtator, 14:46

  • Share

Emërimi i Diellës, një ministre e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, ka marrë vëmendjen e opinionit publik në vendin tonë, por edhe në mediat kryesore botërore. Pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, presidenti Bajram Begaj shpalli një dekret ku ia delegonte kompetencat kreut të qeverisë mbi këtë ministri.

Në lidhje me këtë, ish-juristi i Presidencës, Bledar Dervishaj, i ftuar në ‘Sot, live në Shqipëri!’ të moderuar nga Nertil Agalliu në Report Tv, ka deklaruar se dekreti i Begajt shkon në kufijtë e antikushtetueshmërisë.

"Përpara kësaj interviste, vizitova edhe faqen e Presidencës, ku shpallen dekretet. Fakti që është e vërtetë, ne nuk kemi një emërim ministri, në nenin 2 të këtij dekreti, por kemi një detyrë që presidenti ka menduar që evidentojë një detyrë që kryeministri e di vetë se si do ta ushtrojë, për të formuar kabinetin e tij.

Nëse do të pyesni mua, nëse ky dekret është antikushtetues, do të thoja që shkon në kufijtë e antikushtetushmërisë, por nuk mund të themi që mbetet për tu shqyrtuar nëse është antikushtetues apo jo, lidhur me shkakun e një ministri virtual.", nënvizoi Dervishaj.

Më tej, Dervishaj shtoi se presidenti Begaj ka kapërcyer kompetencat e tij me këtë dekret, pasi sipas tij është detyra e kryeministrit që të emërojë ministrat.

"Ajo që unë e shikoj kapërcim të kompetencave të kreut të shtetit, është fakti që Presidenti kishte për detyrë që të emëronte vetëm kryeministrin dhe asgjë tjetër. Pasi partia apo kualicioni fitues i zgjedhjeve, ka për detyrë të propozojë vetëm emrin e kryeministrit. Ky është momenti kur forca politike që ai drejton, e propozon për kryeministër, ku thuhet se në fituam zgjedhjet sipas rezultatit të KQZ-së, dhe ne propozojmë për kryeministër 'filan fistekun', dhe presidenti kryen verifikimet e veta procedurale dhe emëron kryeministrin.

Në këtë momentin, kryeministri merr tagrin që të qeverisë këtë legjislaturë. Në e dimë se kë kemi, po për momentin është një kryeministër në detyrë nga Kuvendi  i kaluar dhe duhet të qëndrojë seri nëmomentin që vjen qeveria e re. Çka do thotë që kryeministri nuk ka tagër që të propozojë emrat ministrash, pastaj pas këtij momenti, presidenti Begaj emëron kryeministrin, i cili merr tagrin që t'i propozojë presidentit emrat dhe përbërjen e këshillit të ministrave dhe presidenti emëron ministrat. Pas këtij momenti, kryeministri dhe ministrat e tij, shqyrtohen brenda 10 ditëve nga Kuvendi".

 

Po ashtu juristi tha se Begaj ka ndihmuar Ramën për të tërhequr vëmendjen publike dhe nuk mund të emërohet një ministër virtual, pasi duhet të jetë human dhe duhet t'i përgjigjet ligjeve dhe Kushtetutës.

"Kryeministri është në domeinin e tij politik dhe sarkazmnën e tij politike, që ta vendosë opozitën dhe opinionin publik nëse mund të kemi një ministër virtual. Nuk mund të ketë nje ministër virtual, pasi duhet të jetë human dhe duhet t'i përgjigjet ligjeve dhe kushtetutës së Shqipërisë.

Kështu që presidenti, ka ndihmuar kryeministrin për të tërhequr dhe sjelljen në vëmendje të një teme që nuk ishte fare për tu diskutuar,duke vendosur një nen 2 në dekret, e cila është një detyrë e kryeministrit.

Dhe jam i sigurt që në propozimet e kryeministrit për ministra, vetë ai do të mbajë postin e Ministrit të Shtetit për inteligjencën artificiale dhe vendosni prapashtesën virtuale", tha juristi në Report Tv.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?