Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca

Politikë

Dekreti i Lleshit, BE ripërsërit mesazhin për Metën: Ministria e Brendshme duhet plotësisht funksionale

13 Nëntor 2018, 09:25| Përditesimi: 13 Nëntor 2018, 09:29

  • Share

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca në një intervistë për European Western Balkans ka ripërsëritur mesazhin për Presidentin Ilir Meta në lidhje me propozimin e kryeministrit Rama për të dekretuar Sandër Lleshin në postin e ministrit të Brendshëm.

Ai është shprehur se për të luftuar krimin dhe korrupsionin duhet një ministri e Brendshme plotësisht efektive, teksa tani institucioni drejtohet nga Lleshi si i komanduar pas emërimit si zv/ministër.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së. Në javët dhe muajt e fundit, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë dhe Policia e Shtetit në Shqipëri kanë bërë një sërë veprimesh të rëndësishme kundër krimit të organizuar. Ne e mirëpresim këtë, kjo është ajo që BE-ja dhe vendet anëtare presin nga Shqipëria, dhe kjo duhet të vijojë. Prandaj, duhet një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale që do të vazhdojë të luftojë krimin e organizuar.

Luigi Soreca

Pas refuzimit për herë të parë, kryeministri e ridërgoi dekretin në Presidencë për Sandër Lleshin, ndërsa tashmë pritet përgjigja e kreut të shtetit. Mes qeverisë dhe presidencës pati edhe një komunikim në lidhje me statusin e ushtarakut të gjeneralit, që u pasua nga një kërkesë e Lleshit drejtuar Metës për ta hequr. Tashmë pritet përgjigja e Metës nëse do ta dekretojë. 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?