Ushtarë kinezë

Bota

Media: Kina po shqyrton dërgimin e trupave paqeruajtëse në Ukrainë krah evropianëve! Witkoff: Putini u lut në kishë për Trumpin kur iu bë atentat gjatë fushatës elektorale

22 Mars, 16:06| Përditesimi: 22 Mars, 20:03

  • Share

Sipas gazetës gjermane "Welt am Sonntag", Kina po shqyrton mundësinë e dërgimit të forcave të saj paqeruajtëse në Ukrainë, duke iu bashkuar të ashtuquajturës "koalicion i të gatshmëve" evropianë, në rast se arrihet një marrëveshje midis Kievit dhe Moskës.

Burime diplomatike evropiane kanë deklaruar se përfshirja e Kinës në këtë koalicion mund të rrisë pranueshmërinë nga ana e Rusisë për praninë e trupave paqeruajtëse në Ukrainë, duke theksuar se kjo është një çështje "delikate".

Nga ana tjetër, Vladimir Putin është "lutur për mikun e tij" kur Donald Trump ishte viktimë e një atentati gjatë fushatës elektorale në korrikun e kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur i dërguari special i presidentit amerikan, Steve Witkoff, i cili ka treguar atë që i ka rrëfyer presidenti rus gjatë takimit të tyre të fundit në Moskë.

Gjithashtu, Witkoff u shpreh i bindur se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk do të ketë një mundësi më të mirë për të arritur një marrëveshje paqeje me Moskën sesa ajo që i ofrohet tani nga administrata Trump. 

Ora 19:26
I Dërguari i SHBA për Ukrainën: Putin u lut në kishë për Trumpin kur iu bë atentat gjatë fushatës elektorale

1742401473_TASS784356402.jpg

Steve Witkoff

Vladimir Putin është "lutur për mikun e tij" kur Donald Trump ishte viktimë e një atentati gjatë fushatës elektorale në korrikun e kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur i dërguari special i presidentit amerikan, Steve Witkoff, i cili ka treguar atë që i ka rrëfyer presidenti rus gjatë takimit të tyre të fundit në Moskë.

“Kur presidenti u plagos, ai (Putin) shkoi në kishën e tij, takoi priftin e tij dhe u lut për presidentin,” tha Witkoff në një intervistë për Tucker Carlson në Fox News, duke shtuar se Putin "ndien miqësi" për miliarderin amerikan dhe "u lut për mikun e tij". Witkoff e ka treguar këtë histori edhe për Trumpin, i cili, sipas tij, mbeti "qartësisht i prekur".

Gjithashtu, i dërguari special i SHBA-së zbuloi se Putin ka porositur një "portret të bukur" të Trumpit, realizuar nga një artist i njohur rus, dhe ia ka dhuruar ish-presidentit amerikan.

Trump ka shprehur disa herë, madje edhe pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, admirimin e tij për presidentin rus, duke e cilësuar atë si “një gjeni” dhe “një lider të fortë”, kujton sot Politico.

Ora 19:01
I Dërguari i SHBA për Ukrainën: Zelensky nuk do të ketë një mundësi më të mirë se sa gjatë administratës Trump për të arritur paqen me Rusinë

1742666725_16345968576a1d7e2e62640c487b.jpg

Steve Witkoff

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk do të ketë një mundësi më të mirë për të arritur një marrëveshje paqeje me Moskën sesa ajo që i ofrohet tani nga administrata Trump. Kështu ka deklaruar, në një intervistë për Tucker Carlson, i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff.

“Besoj se Zelensky po bën më të mirën e tij, mendoj se ai ndodhet në një situatë shumë, shumë të vështirë, por po përballet me një komb bërthamor, si dhe me një vend që ka katër herë popullsinë e tij,” tha Witkoff. “Tani është momenti më i mirë për të që të arrijë një marrëveshje. Presidenti Trump mund t’i sigurojë marrëveshjen më të mirë që ai mund të ketë ndonjëherë.”

Ora 15:51
Dekreti i Putinit, detyrim për pasaportë ruse për banorët e territoreve të pushtuara nga Moska

1741620402_vladimirputin.jpg

Vladimir Putin

Vladimir Putin po ushtron presion mbi ukrainasit në Rusi dhe në territoret e pushtuara në vendin e tyre të origjinës që të marrin – deri më 10 shtator – shtetësinë ruse ose, si alternativë, të zgjedhin të jetojnë diku tjetër.

Kjo thuhet në raportin e fundit të inteligjencës britanike mbi situatën në Ukrainë, i publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Putin ka nënshkruar një dekret që i detyron qytetarët ukrainas që jetojnë në territoret e pushtuara të "rregullojnë statusin e tyre juridik" deri më 10 shtator, ose të largohen nga zona.

"Dekreti i Putinit ka pothuajse me siguri si qëllim të detyrojë qytetarët ukrainas, të cilët refuzojnë të pranojnë pasaporta dhe shtetësinë ruse, të largohen nga territori ukrainas i pushtuar nga Rusia", thuhet në raportin e publikuar në X.

Raporti thekson gjithashtu se Kremlini vazhdon të ndjekë një politikë të "russifikimit" në territoret ukrainase të pushtuara ilegalisht, si pjesë e "përpjekjeve afatgjata për të zhdukur kulturën, identitetin dhe shtetësinë ukrainase".

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?