Ambasada e SHBA, Tiranë

Politikë

Ngrirja e fondeve të huaja, Trump tërhiqet vetëm për programet e ndihmës humanitare globale! Ambasada e SHBA njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

30 Janar, 10:02| Përditesimi: 30 Janar, 19:10

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë një hap pas në lidhje me ndihmën humanitare globale. Teksa presidenti Donald Trump firmosi dekretin për ndalimin e financimeve amerikane në mbarë botën për 90 ditë dhe rishikimin e tyre, ky vendim ka shkaktuar debate të forta brenda dhe jashtë SHBA-ve.

Edhe Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi dje (29 Janar) ndërprerjen e financimeve për institucionet dhe organizatat në Shqipëri, përfshirë edhe ato të drejtësisë, si SPAK.

Mirëpo duket se situata ka ndryshuar 24 orë më pas.

Ambasada e SHBA-ve lëshoi sot (30 Janar) një tjetër njoftim të shkurtër, referuar edhe vendimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, që “lëshoi një përjashtim për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë”. Sipas ambasadës, SHBA-të kontribuojnë afërsisht 40% të ndihmës humanitare globale, por shton se “amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie”.

“Shtetet e Bashkuara kontribuojnë me afërsisht 40% të ndihmës humanitare globale. 

Amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie. Teksa ndalojmë dhe shqyrtojmë ndihmën e huaj të ShBA, Sekretari Rubio lëshoi një përjashtim për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?