Politikë

Zgjedhjet për Tiranën, Berisha: Kandidati ynë mund të regjistrohet edhe si i pavarur! Dekreti i Begajt? Turp i historisë

3 Tetor, 14:41| Përditesimi: 3 Tetor, 15:34

  • Share

Dekreti për zgjedhje në Bashkinë e Tiranës, pa pritur fjalën e Kushtetueses për shkarkimin e Veliajt, ktheu akuzat e opozitës ndaj Presidentit Bajram Begaj. Berisha e quajti skllav që fshihet pas këshilltarëve të tij. Por pavarësisht se e kundërshton dekretin, kryedemokrati premton të këtë kandidatin zyrtar për Tiranën, pa u mbyllur fundjava.

***

Sali Berisha e mësoi nga Stasburgu lajmin se Presidenti Bajram Begaj dekretoi 9 nëntorin si datë për zgjedhjet e pjesshme.

E quajti turp historik dhe shkelje të Kushtetutës, për të cilën thotë se nuk lidhet vetëm me besimin e kreut të shtetit ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Shqipëria nuk ka president, ka një skllav të krimit që fshihet prapa gishtit dhe që më thanë se u fsheh prapa Rusmalit. Çfarë mund t’u thuash këtyre, turpi i historisë. Në qoftë se shkoni dhe merrni dosjen e gjirit të Limianit, e bazës ushtarake, ju do gjeni aty se ajo dosje krimi e bëri atë president“, tha Berisha. 

Por njëjtë si socialistët, edhe opozita duket se tashmë e ka bërë fakt të kryer datën e zgjedhjeve. Berisha thotë se nuk e ka vendosur nëse një prej tre emrave të përfolur, Ermal Hasimja, Edlira Çepani apo Florian Haçkaj, do të jetë kandidati zyrtar i opozitës, por për herë të parë artikuloi se në tryezë është edhe opsioni që kandidati i opozitës të regjistrohet si i pavarur në zgjedhje e të mbështetet prej të gjitha rrymave të saj.

“Me aleatët tanë ne kemi diskutuar për modelin që do ndjekim. Do të jetë ky një kandidaturë e pavarur që do e mbështesin të gjitha partitë e koalicionit apo nuk do jetë? Pra, ku është, ujdia më e madhe, me cilin model. Dhe ne nga gara nuk tërhiqemi“, u shpreh ai. 

Njëjtë si Tirana, edhe për 5 bashkitë e tjera, PD është ende në kërkim të kandidatit. Nesër në 13:00 do mblidhet Kryesia e PD ku do të diskutohet për ecurinë e bisedimeve për aleatët. 

Ora 15:27
Zgjedhjet në Tiranë/ PD mbledh nesër Kryesinë, në fokus bisedimet me aleatët për kandidatin e përbashkët

1758027154_1756815725seliaepd.jpg

Nesër në orën 13:00 do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku do të diskutohet mbi bisedimet me aleatët opozitarë për zgjedhjen e një kandidati të përbashkët në zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë. 

"Te dashur miq.  Neser diten e Shtune    ne ora 13:00  do zhvillojme mbledhje Kryesie me rend dite::
1-Informim nga grupi i punes rreth ecurise se bisedimeve  me aleatet ne lidhje me perfaqesimin ne zgjedhjet vendore te dt 9 Nentor. 
2- Diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor ne 6 bashkite qe hyjne ne zgjedhje  .  
Faleminderit",- thuhet në njoftimin dërguar anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Ora 13:49
Berisha: Rama u tall me Presidentin amerikan, Donald Trump riktheu fjalën paqe në Perëndim

1759492207_saliberisha.jpeg

Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se është talluar me Presidentin amerikan Donald Trump në Samitin e Komunitetit Politik Europian që u mbajt të enjten në Kopenhagen, të Danimarkës.

Në një konferencë shtypi nga selia blu, Berisha tha se batutat e Kryeministrit Rama për Presidentin Trump kanë impakt negativ për Shqipërinë, por edhe për Europën.

“Dje shqiptarët, europianët dhe qytetarët e mbarë botës panë se kreu i organizatës kriminale të Tiranës është njëherashi edhe klouni ndërkombëtar. Edi Rama shfrytëzoi samitin e Bashkimit Politik të Europës për të përqeshur, për t’u tallur me presidentin e SHBA. Konkretisht, me një proces të suksesshëm paqeje siç ishte paqja e Kaukazit. Edi Rama, kllounadën e tij, që e filloi në sallën e samitit, e vazhdoi më vonë me mediat, duke bërë të njëjtat deklarata. Në një akt të verbër, kukulla e Xhorxh Sorosit, mendoi se ky është shërbimi më i madh që mund t’i bëjë këtij të fundit. Por ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’u bëjë shqiptarëve. Ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’i bëjë Europës”, tha Berisha. 

Berisha tha se Presidenti Trump është një lider që riktheu në fjalor fjalën paqe në Perëndim pas shumë vitesh.

“Ky njeri që shprehet publikisht në këtë mënyrë, pasi kllounada e tij u bë botërore, pasi mediat i kërkuan Shtëpisë së Bardhë të prononcohen. Mbrëmë në darkë, pasi përqeshi gjithë ditën arritjen e paqes në Kaukaz të presidentit Donald Trump, kukulla e Xhorxh Sorosit shkruan: E vërteta është që presidenti Trump është treguar si një lider që riktheu fjalën paqe në fjalorin e Perëndimit pas shumë vitesh. Pra, mbani mend pak Bledin, por tani fjalën paqe e riktheu në fjalor pas kaq vitesh në Perëndim presidenti Donald Trump”, u shpreh Berisha. 

V.GJ /SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?