Dekreti/ Presidenti Meta kthen në Kuvend ligjin 'Për Policinë e Shtetit': Krijon mundësinë për survejim të kundërshtarëve politik në funskion të '25 prillit'

24 Nëntor 2020, 14:07| Përditesimi: 24 Nëntor 2020, 18:52

  • Share

President Ilir Meta kthen në Kuvend ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit. 

Në argumentin që shoqëron dekretin, Presidenti Meta shprehet se nëpërmjet këtij ligji krijohet shteg për gjurmimin dhe survejimin e qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Sipas Metës, ndryshimet i hapin rrugën policisë të survejojë jetën private të qytetarëve, përdorimit politik të policisë si dhe cenojnë kompetencat e SPAK.

"Shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, duke cenuar pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bie ndesh me parime të rëndësishme që qëndrojnë në themelet e shtetit të së drejtës të përcaktuara ngë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, që lidhen me grancitë për ruajtjen e privatësisë;

Rrezikon ta kthejë Policinë e Shtetit në një organ që gjurmon qytetarët jashtë një procesi penal dhe kontrollit të organeve të drejtësisë, dhe ta vërë nën presionin qeveritar gjatë fushatës dhe procesit zgjedhor, nën urdhrat e vullnetit politik, duke cenuar edhe pavarësinë operacionale të saj;

Shkakton trajtim të pabarabartë dhe pasiguri për vendin e punës, për punonjësit e Policisë së Shtetit, duke sanksionuar lëvizjen e tyre në pozicione të tjera, edhe pa miratim paraprak, me pasojë humbjen e përftimeve që kanë prej statusit të veçantë për shkak të detyrës", thuhen ndër të tjera në argumentimin e Presidentit Meta.

Në një prezantim që i ka bërë ndryshimeve ligjore në Komisionin e Ligjeve, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka prezantuar detaje. Ai është shprehur se përgjimet ambientale do t'i kërkojnë vetëm komisarët. Punonjësit e policisë, me ndryshimet e reja, parashikohet të kenë mundësi të ngrihen në detyra shtetërore, me kushtin për të hequr dorë nga statusi i policit për t’u punësuar si civil.

( Kliko këtu ) Arsyet e kthimit te ligjit nr. 133

Dekreti për kthimin e ligjit

Ora 14:58
Meta ktheu ligjin për Policinë e Shtetit, reagon Balla: Natën takohet me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar

Pas kthimit në Kuvend  nga Presidenti i Republikës, Meta, të ligjit për Policinë e Shtetit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga përfaqësues të mazhorancës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një postimi në facebook, shkruan se ligji kthehet në Kuvend nga i njëjti që takohet natën me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar.

"Presidenti i Republikës kthen ditën ligjin për Policinë e Shtetit, ndërsa Ilir Meta takohet natën me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar! Ndërsa mes ditës dhe natës, shkel ligjin për festa kolektive duke u treguar shqiptareve se sa serioz është kur flet për Kushtetute e për ligj", shkruan në Facebook Balla. 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bes KALLAKU: 24/11/2020 16:13

    Te thash une qe EDI RAMA do e te na pergjoje neve me Moniken ne orgjite tona. Ka frike se mos Monika i ha veshet…!

    Përgjigju
  • O tej: 24/11/2020 14:35

    Metmuti hajduti

    Përgjigju
  • Tirona: 24/11/2020 14:32

    Pse e zgjat kaq shume ky , apo ska pune tjeter po don te luaj si Macja me Miun. O " Flori" ti je "Burre" mos humb kohen duke u mare me firmosje dekretesh, se koha jote eshte FLORI duke u perdredhur neper orgjira ditelindjesh,keto dekrete qe te vijne nga Kuvendi coja fillimisht Venecias . HA HA HA sa bukur e luan rolin e "Palacos me Brekushe"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?