Edhe pse Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen nga mandati ditën e djeshme Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje KQZ. Së bashku me të dhënat që nuk bëhen ende të ditura, Prokuroria i thotë KQZ-së që është ajo që vendos nëse ka shkelje të ligjit për dekriminalizimin, në një kohë kur që nga viti 1990, Doshi rezulton i dënuar ose i hetuar në 6 raste.
Në konferencën e sotme për shtyp kryekomisioneri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se dokumenti i Prokurorisë së Përgjithshme do të merret në shqyrtim.
"Do t'i marrim në shqyrtim të dhënat që na kanë ardhur për Tom Doshin", tha Celibashi.
Lajmi kryesor:
Përfundon verifikimi paszgjedhor, KQZ: Sukses i plotë i votimit e numërimit elektronik! Komisionerët që kryen shkelje të rënda do përgjigjen para ligjit
K.T./r.k./ReportTv.al