Dekriminalizimi/ Prokuroria: KQZ s'ka sjellë asnjë kërkesë për verifikim kandidatësh

11 Qershor 2019, 13:45| Përditesimi: 11 Qershor 2019, 14:51

  • Share

Asnjë kandidat për kryetar bashkie për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, nuk i është nënshtruar verifikimit nga prokuroria për efekt të ligjit të dekriminalizimit.

Report tv ka kërkuar informacion zyrtar nga njësia e dekriminalzimit për verifikime të kryera, ndërsa sipas tyre KQZ deri më tani ska dërguar asnjë kërkesë edhe pse jemi 20 ditë larg zgjedhjeve nëse do të mbahen më 30 qershor.

Ka nisur ndonjë verifikim për efekt te dekriminalizimit sipas marrëveshjes se nënshkruar ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ?

“Marrëveshja e nënshkruar midis Prokurorisë së Përgjithshme dhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve synon rritjen e bashkëpunimin për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Në marrëveshje është dakordësuar që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve t’i përcjellë brenda afateve, nëse ka raste për verifikim të thelluar, Prokurorisë së Përgjithshme dhe kjo e fundit t’i trajtojë këto raste me prioritet. Ju bëjmë me dije se, deri në këtë moment, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ende nuk ka dërguar kërkesa të reja për verifikim të  thelluar, për asnjë nga emrat e kërkuar në listën Tuaj, (kandidatë për kryetarë bashkie)”.

Nëse ndonjë nga kandidatët aktual përfshi të gjithë të regjistruarit në KQZ si ata të subjekteve politike apo të pavarur janë në hetim, prokuroria shprehet se për shkak të sekretit hetimorë s'mund të jap të dhëna.

Ndaluar tek pyetja nëse ndonjë nga kandidatët apo kryebashkiakët aktual janë hetuar më parë apo ka një vendim ndaj tyre për ti marrë të pandehur apo pushim hetimesh, prokuroria shprehet se i duhet shumë kohë të kërkoj nëpër arkiva dhe për momentin këtë përgjigje s'mundet ta kthejë.

“Si rrjedhojë, duke qenë se është e nevojshme që të shqyrtohen regjistra e dosje të shumta për nxjerrjen e të dhënave nga prokuroritë e shkallës së parë dhe atyre të apelit, për pyetjet në lidhje me hetimet penale, do t’ju kthejmë përgjigje në momentin që informacioni do  të na vihet në dispozicion”.

Pak ditë më parë Report tv transmetoi ekskluzivisht formularët e dekriminalizimit për kandidatët e regjistruar ku 14 prej tyre rezultonin me të shkuar me probleme me ligjin, nga dënimet për armëmbajtje, krimet seksuale e deri tek ndërrimi i gjeneraliteteve.

Ndër 14 kandidatë “njolla” në biografi rezulton se kishin 8 kandidatë të Partisë Socialiste, 4 të Bindjes Demokratike dhe 2 të partive të tjera.

Ligji për dekriminalizimin miratuar në vitin 2015 ka prekur, deputet, kryetar bashkish, këshilltarë lokal e zyrtarë publik të cilët kishin fshehur dënimet apo arrestimet si brenda dhe jashtë vendit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?