Del ekspertiza për vdekjen e 32-vjeçarit në Tiranë: Pësoi arrest kardiak nga overdoza! Rrumbullaku pezullon 3 policët që e shoqëruan

21 Tetor 2022, 09:42| Përditesimi: 21 Tetor 2022, 15:18

  • Share

TIRANË- Kanë dalë përgjigjet e ekspertizës për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës në duart e policisë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në këto analiza është vërtetuar se substanca e gjetur ishte e llojit kokainë.

I riu kishte arritur pak para se të kapej nga efektivët, të gëlltiste dy qese të vogla me një sasi kokaine brenda saj. Qeset janë të përmasave 5x5, të ngjashme me ato qeset që përdoren në farmaci për medikamentet. Sipas burimeve këto qese ishin të paktën 3 ose 4 doza kokaine. Sipas ekspertizës, shkak i vdekjes të Kurtit është arrest kardiak i shkaktuar nga overdoza.

Lear Kurti ndërroi jetë pak pasi u shoqërua në Komisariatit nr 3 në Tiranë pasi nga përpjekja për t’i shpëtuar policisë, sipas ekspertizës gëlltiti 3-4 doza kokainë. Mbrëmjen e së mërkurës, i riu ishte në rrugën “Riza Cuka” rreth orës 23:07 të mbrëmjes së të mërkurës kur policia i ka bërë thirrje për të ndaluar. Sapo i kërkuan të paraqiste dokumentet e identifikimit, Kurti ia mbathi me vrap. Pas këtij veprimi, forcat blu i janë vënë në ndjekje të riut për rreth 300 metra derisa arritën ta ndalonin në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Lear Kurti rezultonte përdorues i lëndëve narkotike. Sapo zbriti nga makina e policisë, gjendja e tij u përkeqësuar ndaj policia ka njoftuar ambulancën. Duke qenë se po vonohej, vendosën që ta transportonin vetë për në spitalin e Traumës, ku mbërriti pa shenja jete.

Bashkë me viktimën është shoqëruar dhe shoku i tij, Zyhdi Spahiu, i cili është kapur i dehur në mjetin e tij. Spahiu është lënë i lirë, por është shoqëruar me gjobë për shkak te dozës së alkoolit. Dyshohet se viktima dhe shoku i tij fillimisht kanë qenë bashkë, por me pas janë ndarë kur është afruar policia. Lear Kurti rezulton me 3 precedentë penalë për vjedhje dhe drogë. Ai njihet si shok i grupit të Pajtim Serjanit, ky i fundit pjesë e grupit të Emiljano Shullazit. Vdekja e Kurtit ka shkaktuar mjaft reagime edhe nga opozita të cilët thonë se i riu ka vdekur nga dhuna e policisë së shtetit.

Ora 11:01
Vdekja e Lear Kurtit, Rrumbullaku pezullon për tre ditë 3 efektivët që e shoqëruan në Komisariat

Kryepolici Muhamet Rrumbullakuka pezulluar për 3 ditë 3 policiët që shoqëruan viktimën Lear Kurti në mbrëmjen e së mërkurës në Komisariatin numër 3.

Lajmin e bëri të ditur gazetari i Report Tv, Sokol Dema i cili raportoi se me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku u pezulluan tre efektivët që ishin pjesë e patrullës që shoqëruan Lear Kurtin mbrëmjen e së mërkurës. Mësohet se për tre efektivët D.H, S.N dhe E.S është marrë masa për pezullim nga detyra për tre ditë, masë administrative për shkak të vijimësisë së hetimeve mbi rastin.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dora d'istria: 22/10/2022 21:23

    Ngushellime por ate koke pati ate feste vuri.

    Përgjigju
  • Tironsi: 21/10/2022 13:44

    TANI SHPERNDARSIT DO MESOJN MOS TI GELLTISIN ME QESET..... NJE JETE E HUMBUR KOT, DUKE MENDUAR SE DO PASUROHEJ DUKE SHIT ME PIKA.... NJE NJERI ME TE GJITHA MUNDESIT FIZIKE PER TE PUNUAR DHE FITUAR NE MENYR TE DREJT.... AS NJI FAJ SKA POLICIA..... AI PO TE THOSHTE QE NE FILLIM QE KISHTE GELLTIT KOKAIN DO KISHTE SHPETUAR. AS NJI NUK E DONTE VDEKJEN E TIJE..... PERVEC MALLKIMEVE QE KA MARRE NGA NENAT E FEMJVE QE I KA SHIT DROGE... DHE ATY NE LAPRAK ASHTE LLUMI PLOT ME SHITES DROGE NE CDO CEP....ATY KU SHTETI NUK EKZISTON PREJ 25 VITE.... NE CDO CEP TE LAPRAKES SHITET DROG... GJITHSESI NJE JET NJERZORE E SHKUAR DEM PER FAJ TE SISTEMIT.

    Përgjigju
  • adela: 21/10/2022 13:05

    emo mire nje drogaxhi me pak. akoma keta me keto lajme pa lidhje, vdiq njeri u be nami. te rrojne tjeret

    Përgjigju
  • neri: 21/10/2022 12:35

    Sigurisht keta jane ushtaret qorra qe perdor opozita neper mitingje....

    Përgjigju
  • Zenun HJdar Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 21/10/2022 11:30

    O Shqiptar a i pat analistët e tipit Artan kok lopa Hoxha se çfar idjotizmash flisnin e çfar ekspertësh fenomenal jan kto skorje të tipit zhipanse Klodjana Lala me shok. Ose Ylli Rakipi një gërdall e degraduar e një njeri i pështir. Servil, byth lëpirës, kaqol Ylli i pa shuar Rakipi. O Zot si është katandis Shqipria shkret me kto lloi plera medjash. Në vënd që të bëjn një analiz të sakt e të drejt flasin idjotizma. Edi Ramën ta kritikojn e ti nxjerin gabimet e vërteta jo të bëjn kshu lloi teatri se kta e bëjn kastile që ta ndihmojn Ramën. Gabimet e vërteta të Ramës nuk i thon se sju leverdis. O Zot jan ngrit plerat e diskutojn.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?