Është identifikuar shoferi i makinës tip Audi, që ‘fluturoi’ nga mbikalimi i TEG-ut dhe ka përfunduar në autostradë duke u përplasur me një mjet tjetër. Shoferi 20-vjeçar është identifikuar si Klevis Ruçaj.
Ndërkohë është identifikuar edhe shoferi i mjetit tjetër ‘Hyndai’ që u përfshi në aksident, Qemal Kurti, 60 vjeç, dhe pasagjerja që udhëtonte me të Alda Kurti, 51 vjeç, e cila ndodhet në spital. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 20-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmi kryesor:
Aksident në afërsi të TEG, makina me shpejtësi të madhe 'fluturon' nga mbikalimi dhe përplaset me një mjet tjetër në autostradë! 3 viktima, 4 të plagosur (PAMJET e rënda)
SI.E./ReportTv.al