I arrestuari Ilir Zotaj, foto e publikuar nga media italiane

Bota

Del foto e shqiptarit me dy emra që u arrestua në Tiranë për ekstradim! Për çdo ngarkesë që vinte në Europë, trafikonte 30 kg kokainë në Itali

21 Shkurt, 19:33| Përditesimi: 21 Shkurt, 19:40

  • Share

Itali- Policia e Tiranës arrestoi gjatë një operacioni më 17 shkurt 44-vjeçarin Ilir Zotaj, alias Zio Bushi, banues në kryeqytet, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Gjykata e Perugia e kishte dënuar në mungesë me 5,5 vite burgim, si kreun e një organizate kriminale narkotrafiku me 11 anëtarë, e goditur në vitin 2011 në rajonin e Parmës dhe më gjerë. Por prej 11 vitesh ai jetonte në arrati, mes Gjermanisë, Hungarisë dhe së fundmi Shqipërisë.

Mediat italiane kanë zbardhur aktivitetin e shqiptarit të cilësuar edhe bosi i organizatës, e cila financonte kryesisht në Britaninë e Madhe dhe Belgjikë, 30 kg kokainë për çdo ngarkesë që hynte në portet europiane. Droga më pas shpërndahej në rajonet e Italisë.

Gjithashtu publikuan sot (21 shkurt) edhe foton e 44-vjeçarit Zotaj, që duket se i përket shumë viteve më parë, kohës kur Prokuroria italiane e hetonte. Aktiviteti për të cilin grupi u godit atëkohë i përkiste viteve 2008-2010.

Gjykata e Perugia e kishte dënuar në mungesë, teksa aktualisht Interpol Roma ka nisur procedurat e ekstradimit dhe pret procedurat e gjykatës shqiptare.

“Interpolin e Romës. Organizata kriminale në të cilën ai dyshohet se ka qenë anëtar, veçanërisht aktive në periudhën 2008-2010, dyshohet se ka krijuar kontakte me bashkëpunëtorë me banim në Belgjikë, Britani të Madhe dhe Shqipëri, duke arritur të kontrabandojë mbi 30 kilogramë kokainë në Itali. Droga, e blerë jashtë vendit, më pas shitej në Perugia, Romë, Melara, Alba Adriatica, Parma, Ancona, Brescia, Teramo, Erbusco dhe Chieti. Shumat e parave të marra nga aktivitetet e paligjshme janë transferuar menjëherë në Shqipëri”, raporton media italiane. 

Kërkimi i të arratisurit, i nisur nga Prokuroria e Përgjithshme e Perugias, gati dy vjet më parë, kur u bë i formës së prerë, bëri të mundur gjurmimin e lëvizjeve. Fillimisht ishte zhvendosur në Hungari dhe më pas në qytetet Hagen, në Gjermani dhe në fund në Tiranë, Shqipëri.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?