Me pranga dhe i qetë! Del fotoja e arrestimit të shokut të ekzekutuesit të biznesmenëve në Laç

28 Qershor 2020, 09:33| Përditesimi: 28 Qershor 2020, 10:53

  • Share

Ilir Xhepaj i prangosur në furgonin e policisë

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar ekskluzivisht foton me pranga të Ilir Xhepajt 33-vjeçarit i cili pasi qëndroi në arrati për një muaj është kapur nga policia mbrëmjen e djeshme në Kodër Kamëz. Me veshje firamto dhe i qetë ai është shoqëruar në policinë e Laçit, ku do të dalë para gjykatës si pjesë e grupit kriminal të vrasjeve me pagesë. Ilir Xhepaj një personazh i njohur për drejtësinë, ka qenë njeriu që ka mbajtur të neutralizuar me armë dy djemtë e Paulin Gjergjit, që të mos lëviznin nga makina e tyre “Range-Rover”. Xhepaj po ashtu së bashku me një shok tjetër Elson (Oltion), Alija (Vlashi), kanë hyrë brenda në lokalin “A&A” duke ndihmuar të plagosurin Eduard Lamaj, pasi ky i fundit, gjatë shkëmbimit të zjarrit me Bujar Hasanin, mbeti i dëmtuar me një plumb, në gjurin e këmbës së majtë.


Lajmi kryesor:

FOTO dhe VIDEO-Ekskluzive/ Biseda në telefon me gruan i kushtoi prangat shokut të ekzekutuesit në Laç: S'kam lidhje me vrasjet! Lamaj rrëfen si e thuri planin: Thirra shokët dhe i maskova! Ja si ushtarët e 'tradhtuan' në spital


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?