Sport

Del i lirë në korrik, Shkëndija e Tetovës tenton Bruno Telushin

15 Qershor 2020, 14:43| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 14:47

  • Share

Të reja raportohen  për mesfushorin Bruno Telushi, të cilit i përfundon kontrata më 30 qershor. ‘Sportmedia’ në Maqedoninë e Veriut shkruan se Shkëndija e Tetovës është në bisedime me lojtarin, të cilin mund ta transferojë me parametra zero. Një avantazh është edhe trajneri i Shkëndijës, Ernest Gjoka, i cili e njeh mjaft mirë lojtarin.

Gjithsesi burime pranë futbollistit vlonjat bëjnë me dije se pavarësisht se skadon kontrata Telushi do të mbetet pjesë e Partizanit. Ashtu si klubi, por edhe vetë futbollisti kanë pëlqimin për të vazhduar dhe gjasat janë që shumë shpejt të rinovohet kontrata.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?