Ura e Tabakëve në Tiranë

Tirana

Del në dritë Ura e Tabakëve, Bashkia e Tiranës instalon ndriçimin LED (FOTO)

26 Shkurt 2019, 10:04| Përditesimi: 26 Shkurt 2019, 10:54

  • Share

E ndërtuar që në periudhën otomane, Ura e Tabakëve është një prej monumenteve të kulturës më përfaqësuese të kryeqytetit.

Sëfundmi Bashkia e Tiranës ka rehabilituar këtë objekt të një rëndësie të veçantë për memorien tonë historike duke e pastruar dhe duke instaluar edhe ndriçimin LED, duke nxjerrë në pah gjithë vlerat arkitekturore dhe historike të saj. 

Ura vlerësohet nga Bashkia e Tiranës si një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rëndësishme të qytetit dhe është konsideruar si dëshmi e gjallë e një arkitekture të përsosur e urës në zonën e Tiranës. Këto katër vite, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë investimesh të rëndësishme për mbrojtjen e trashëgimisë, duke rehabilituar dhe rivitalizuar edhe një sërë zonash që tashmë janë kthyer në atraksione turistike për vizitorët e shumtë.  

 

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Robshi: 27/02/2019 18:19

    Vil taksa e gjoba si dinosaur e investo si milingone...beeeeee

    Përgjigju
  • Hdieje: 26/02/2019 12:21

    Sa e Bukur Ka qene Tirana dikur .

    Përgjigju
  • Fredi: 26/02/2019 10:28

    Ore po kjo deputetja Tabaku eshte prej Tabakëve osmanë prandaj ka këtë post?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?