Koleksioni më i madh i whisky-t ka dalë në shitje për 10.5 milionë dollarë.
Sipas BBC, "Koleksioni i përsosur" përfshin 3900 shishe, ku ka edhe uiski shumë të rralla si “The Macallan”, “Bowmore” dhe “Springbank”.
Ankandi “Whisky” me qendër në Perth e përshkroi atë si koleksionin privat më të gjerë që është bërë ndonjëherë më parë me pije alkoolike Skoceze të Shekullit 20.
Shishja e Macallan e vitit 1926 u shit me një çmim rekord 1.5 milionë paund.
Koleksioni është hedhur në shitje nga familja e një biznesmeni amerikan që vdiq në vitin 2014.
Richard Gooding nga Kolorado, i cili dikur zotëronte një nga shpërndarësit më të mëdhenj të pijeve joalkoolike në SHBA, kaloi më shumë se 20 vite duke grumbulluar koleksionin e tij.
Më parë Gooding e quante koleksionin, 'pijetoren' e tij të famshme.
"Ai ishte gjithmonë aq i kënaqur me kërkimin e shisheve gjatë viteve.
Misioni i tij ishte të mblidhte një shishe që përfaqësonte çdo distileri të vetme, por e preferuara e tij ishte gjithmonë “Bowmore” dhe uiski i tij i preferuar ishte “Black Bowmore", është shprehur një nga përfaqësuesit e koleksionit.
Themeluesi i ”Whisky Auctioneer”, Iain McClune tha se koleksioni i Z. Gooding ishte me të vërtetë me lloje të ndryshme dhe të veçanta.
Ata janë shprehur se ndihen të entuziazmuar ta zbulojnë atë para publikut.
Ankandi i Gooding do të paraqitet në “Auctioneer Whisky” nga 7-17 Shkurt dhe 10-20 Prill në vitin 2020.
Richard Gooding
Komente
