Del nga harresa pema e Piperit në Sarandë që u mboll nga Naim Frashëri, bashkia nis përkujdesjen

2 Korrik 2020, 18:03| Përditesimi: 2 Korrik 2020, 19:22

  • Share

Pema e Piperit në Sarandë ka nisur të marrë frymë... Gurët e mermerit përreth saj u hoqën sot nga punonjësit e ndërmarrjes së gjelbërimit, ndërsa rrënjët do të plehërohen.

Pema e mbjellë nga Naim Frashëri 145 vite më parë, ishte braktisur, madje në qytet qarkullonte më shumë si legjendë. Pakkush e dinte se Rilindasi Naim Frashëri kishte mbjellë dy peme piperi në vitin 1875, kohë kur punonte në doganën e Sarandës.

Njëra prej tyre nuk i rezistoi kohës. Pema për të cilën, autoritet vendore u vunë në lëvizje pas shkrimit në Shqiptarja.com, ndodhet tek godina e rrënuar e bar lulishte "Butrinti". Puna e sapo nisur e bashkisë së Sarandës duhet të pasojë me pastrimin e mbeturinave dhe vendosjen e tabelave orientuese për turistët. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?