Një 57-vjeçar nga fshati Veterrik në Berat ka rrezikuar të mbytet nga prurjet e mëdha të lumit Osum, për shkak të shirave të dendur të ditëve të fundit.
Fuat Topi ka qenë duke punuar në tokën e tij kur prurjet e lumit Osum kanë vërshuar dhe ai s'ka mundur dot të dalë nga uji. Menjëherë është kërkuar nga banorët ndihma e zjarrfikësve, të cilët kanë mbërritur menjëherë në zonë. Punonjësit e Zjarrfikësve Berat janë futur në ujë dhe duke rrezikuar jetën e tyre kanë mundur ta nxjerrin nga lumi 57-vjeçarin Topi.
Aksioni i shpëtimit ka zgjatur rreth 30 minuta por kushtet e vështira atmosferike, shiu i pandërprerë dhe shtimi i prurjeve të lumit ka rrezikuar seriozisht edhe jetën e punonjësve të Repartit Zjarrfikës.
Për shkak të kushteve atmosferike,situata në qarkun Berat paraqitet me probleme. Deri më tani niveli i ujit të lumit Osum në Berat është në kuotat maksimale, ai ka arritur në 4.20 m dhe është me tendencë rritjeje,pasi ndikohet nga prurjet e përrenjve dhe sasisë së reshjeve në vazhdim.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Vjosa në pikën kritike, shkon në 8 metra mbi nivelin e detit, çahet diga e urës së Mifolit! Shpëtohet një 57-vjeçar nga mbytja në Osum (VIDEO)
J.GJ./ReportTv.al