Partia Socialiste ka arritur që të marrë një fitore bindëse në qarkun e Durrësit, duke i marrë në minutat e fundit mandatin e 8-të nga LSI. Kjo forcë politike ka njohur zhgënjimin e radhës në këtë qark, ky nga 2 mandate që ka pasur në 2017, në këto zgjedhje nuk ka arritur që të sigurojë asnjë! Kur është mbyllur zyrtarisht numërimi i votave, në Durrës, socialistët kanë marrë 8 mandate ose thënë ndryshe 50.26 % të votave, e ndërsa demokratët 41.45 % ose 6 mandate në total.
Diferenca që ka siguruar një mandat plus për PS ka qenë vetëm 56 vota më shumë ndaj LSI e cila ka humbur kështu mandatin e vetëm që e kishte mbajtur për disa orë.
Një nga arsyet kryesore të humbjes së LSI-së në këtë qark është edhe largimi i Lefter Kokës, një nga figurat kryesore të kësaj force politike, deputet dhe ministër. E ndonëse pavarësisht angazhimit personal të presidentit Ilir Meta në këtë qark, me një retorikë shumë të ashpër kundër Kokës, por jo vetëm edhe të kryetares Monika Kryemadhi, LSI nuk arriti që të siguronte asnjë ulëse në Kuvendin e ri, e duke thelluar kështu edhe më shumë shkatërrimin e kësaj partie, duke u fshirë nga harta elektorale e vendit në 9 qarqe të Shqipërisë.
Tashmë, vijon ende numërimi i votave vetëm në dy qarqe, përkatësisht në Lezhë, ku vijon numërimi në KZAZ-në e fundit, dhe në Tiranë, ku janë pa përfunduar procesin disa KZAZ.
Lajmi kryesor:
Gara mbaron: PS merr 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe 3 PSD! Socialistët marrin mandatin e 8-të nga LSI në Durrës për 55 vota
//ReportTv.al