Lihet në burg shoferi i 500 mijë eurove në Durrës! Gruaja e pret te dera: Të dua shumë o jetë, mos ki merak për mua (VIDEO)

16 Qershor 2020, 13:41| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 18:17

  • Share

DURRËS- Në një seancë gjyqësore që ka zgjatur për pak minuta, shoferi i kamionit ku u kapën rreth 500 mijë euro, Andon Thanasi është lënë në burg. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se gjyqtarja Eda Kaja ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg pa afat", për 54-vjeçarin.

Kjo seancë gjyqësore, pati edhe një moment të veçantë, ku në hyrje të gjykatës qëndronte bashkëshortja e tij, e cila i tha që të mos kishte aspak merak për të.

"Të dua shumë o jetë, mos ki merak për mua", dëgjohet teksa thotë gruaja.

Sasia e lekëve, rreth 500 mijë euro u sekuestruan të shtunën më 13 qershor në portin e Durrësit, në një kamion tip “Renault” që kishte ardhur me traget nga Bari. Eurot ishin të ndara në 5 qese të fshehura në shasinë e kamionit me tragë targë TR 2046 U dhe me tragë trajleri TR 2048 U.  Nga numërimi janë konstatuar se kanë qenë 498.850 euro. Kamioni kryente shpesh linjën Durrës-Bari dhe Bari-Durrës, dhe transportonte nga Italia drejt Shqipërisë materiale më lëndë të parë për fasoneritë, që shërbenin për të prodhuar këpucë. Kamioni ka ardhur i mbushur me materiale të lëndës së parë për prodhimin e këpucëve nga Italia, ku në pjesën e poshtme ne shasinë e mjetit ishin fshehur dhe paratë, për të cilat, referuar dëshmisë së parë të 54-vjeçarit ai tha se nuk ka asnjë lidhje me paratë, është thjesht shoferi i kamionit.

Andon Thanasi

 

Për këtë çështje, ka pasur edhe një letër porosi në Itali nga prokuroria e Durrësit, ku kërkojnë informacion se ku qëndroi shoferi, kë takoi, ku qëndroi i parkuar kamioni dhe kush kreu procedurat e doganës në portin e Barit.

Lajm në përditësim

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 17/06/2020 00:16

    Po lereni shoferi ai hallexhi me lek ne asnje vend te votes nuk ben burg te sekuestrojen shumen e lekve po nuk i justifikove dhe kaq , kurse ne shqiperi funksionon kundra . Bandat dhe kriminelet i nxjerrim na burgu te gjith ata qe vrasin dhe keta shoferat viktim i fusim ne burg , ore gjykats palaco jeni ne terezi o e keqia e gjith shqiptarve a keni familje o plera thirini mendjes e beni drejtesi ne kete vend se na shkatruat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?