Del për kafen e mëngjesit, nuk kthehet më në banesë. E bija: Vuan nga skleroza, 3 ditë asnjë gjurmë

2 Tetor 2023, 18:20| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 18:31

  • Share

Një i moshuar është denoncuar i humbur mesditën e kësaj të hëne në emisionin investigativ ‘Pa Gjurmë’. Bëhet fjalë për 82-vjeçarin Agim Çeta nga Tirana, i cili ka dalë nga shtëpia mëngjesin e 29 shtatorit dhe nuk është kthyer më. E ftuar në studio vajza, Enkeleda Xhaja, ka bërë thirrje për ndihmë, duke shpjeguar që nga momenti që babai doli nga banesa dhe gjurmimin që familjarët kanë bërë përgjatë këtyre ditëve.

Babai ka kohë që kurohet nga skleroza. Ka dalë nga shtëpia pa njoftuar mamin, që prej datës 29 shtator nuk dimë asgjë. Ku nuk kemi kërkuar, por s’kemi gjetuar asnjë gjurmë të tij. Na kanë thënë që është parë në zonën e Freskut, dhe kërkon shtëpinë e tij. Është i pavetëdijshëm dhe s’di të kthehet.

82-vjeçari kishte tre vite që kurohej nga skleroza dhe gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mire. Agim Çeta jetonte në zonën e Medresesë në Tiranë së bashku me bashkëshorten e tij, ku kjo e fundit kujdesej për shëndetin e të moshuarit. Ditën që u largua 82-vjeçari kishte të veshur një palë pizhame të zeza me kuadrate dhe një bluzë ngjyrë të bardhë me shkronja të kuqe, ndërsa me vete nuk ka marrë asnjë mjet identifikimi.

.Ju lutem të gjithëve, kush e shikon babain të na njoftojë. Sa më shumë orë, ditë kalojnë aq më shumë më shuhen shpresat. (qan) Kush më ndihmon në gjetjen e babait do t’i jap 1 mijë euro shpërblim.

Kush ka ndonjë informacion në lidhje me 82-vjeçarin ju lutemi të na kontaktoni në 2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698, në tel: 0444 17 778

Si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në adresën e-mail: [email protected]

Në adresën tonë në Facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa Gjurmë Channel

O.D.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?