Apeli ne "Pa gjurmë":Del për shëtitje me biçikletë, por nuk kthehet me në shtëpi. Babai i dy fëmijëve i zhdukur prej 7 muajsh

27 Shkurt 2020, 22:30| Përditesimi: 28 Shkurt 2020, 08:33

  • Share

37-vjeçari Florant Zyfi nga Devolli prej 7 muajve rezulton i humbur. Ai u largua nga shtëpia më 13 korrik duke i thënë familjes se do bënte një xhiro me biçikletë dhe do kthehej, por nuk rezultoi ashtu. Pas 24 orëve familja nisi kërkimet, ndërsa biçikleta e tij u gjet në fshatin Sinic, një fshat në kufi me shtetin grek. 37-vjeçari e kishte lënë biçikletën në një banëse të fshatit, ku pronari i saj u ka thënë familjarëve se Floranti do e merrte pas dy ditëve, por nuk ishte bërë i gjallë. Ai nuk kishte komunikuar asgjë më shumë me zotërinë ku la biçikletën, vetëm se do largohej dhe duhej të siguronte mjetin e tij. Gjithashtu familjarët mësuan nga disa çobanë të zonës e kishin takuar Florantin, baba i dy fëmijëve, në zonën e Nestorjas, një fshat grek shumë pranë kufirit shqiptar.

1582839027_FLORIANZYFI.jpg

Këto të dhënë të lënë të dyshosh se ai mund të ketë kaluar kufirin grek ilegalisht që në fund të vitit 2019, pasi nuk ishte hera e parë për 37-vjeçarin që udhëtonte në tokën helene. Gjendja e 37-vjeçarit ishte rënduar kohët e fundit, pasi mjekohej me medikamente për depresionin. Ne momentin që është larguar ka pasur me vete telefonin, që pas 24-orëve kur humbi gjurmët rezultoi i fikur. Me vete gjithashtu ka pasur të gjitha dokumentet dhe kartën e llogarisë bankare. Por deri me sot, nuk ka rezultuar të jetë bërë asnjë tërheqje parash.  

Kushdo që ka ndonjë informacion apo e ka parë Florant Zyfin mund të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit:

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 17: 00 dhe të enjten ora 20: 55

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?