Isuf Shehu, ish-Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, ka dalë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. KPA la sot në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e tij, i marrë më 14 nëntor të 2019.
Ishin problemet me pasurinë që çuan në shkarkimin e Shehut, ku u arrit në përfundimin se ai kishte mungesë të burimeve të ligjshme të justifikimit të pasurisë dhe po ashtu deklarime të pasakta e të rreme.
Ai e kishte filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994 dhe gjatë dy dekadave të fundit punoi në Gjykatën e Kukësit.