Leonardo Bonucci

'Del Piero dhe Nesta idhujt e mi', Bonucci: Do e fitoj Champions League-n si trajner

21 Shkurt 2023, 20:08| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 20:10

  • Share

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci ka folur për Junior Reporters. Italiani ka treguar se Del Piero dhe Alessandro Nesta kanë qenë idhujt e tij të fëmijërisë. Për Bonuccin, nëse nuk e feston titullin e Champions League me "Zonjën e Vjetër" si futbollist, një gjë të tillë do e bëjë në të ardhmen si trajner.

“Idhujt e mi si fëmijë? Alex Del Piero sepse gjithmonë e kam mbështetur Juventusin. Më pas duke ndryshuar rolin në fushë, idhull u bë Alessandro Nesta. Numri 19, të cilin e kam bërë edhe tatuazh, është për gruan dhe fëmijët e mi, duke mbledhur datat e lindjes, del gjithmonë numri 19. Liga e Kampionëve? Nëse dështoj ta fitoj me Juventusin, synimi im do të jetë ta fitoj si trajner”, tha Bonucci.

Këtë sezon mbrojtësi i Italisë nuk po kalon një sezon të mirë me Juven, teksa ka mbetur jashtë në shumë ndeshje për shkak të një dëmtimi të rëndë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?