Skuadra e Juventusit po kalon nëpër një moment shumë të vështirë. Përveç dënimit prej minus 15 pikëve, Zonja e Vjetër nuk di për fitore në tre ndeshjet e fundit, duke humbur dy prej tyre e duke barazuar në një tjetër.
Arritja e një vendi në Evropë për edicionin e ardhshëm duket jashtëzakonisht e vështirë dhe Juventus atë synon ta bëj vetëm nëpërmjet garës së Kupës, nëse e fiton atë.
Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero ka folur për gjendjen e vështirë të skuadrës së tij, teksa nuk i ka kursyer kritikat.
“Është një moment shumë i vështirë, me Monzën ka pasur gabime që janë vërtet të padenja për cilësitë e lojtarëve që ishin në fushë, veçanërisht për sa i përket vëmendjes. Gjendja psikologjike po ndikon shumë. Skuadra është dukshëm e brishtë dhe gjithçka që ndodhi dhe po ndodh, po e prek ekipin. Por, duhet të jenë të vetëdijshëm se ata kanë mbështetjen e të gjithëve atyre që e duan këtë fanellë dhe nuk duhet të dorëzohen, ashtu si në 2006”, deklaroi Del Piero.
Më tej, ish-kapiteni legjendar i Zonjës së Vjetër ka gozhduar edhe trajnerin Massimiliano Allegri, duke thënë se aj është përgjegjës për fillimin e vështirë dhe eliminimin nga Liga e Kampionëve.
“Fillimi katastrofik i sezonit është një përgjegjësi e Allegrit, ashtu si ecuria në Ligën e Kampionëve. Juventusi ka humbur shumë nga sezonet e tij dhe këtu duhet të mbajë dikush përgjegjësi”, tha Del Piero.
Tranieri Alegri eshte fajtor i vetem. Lojtaret i ka. Klubi ja ka plotesuar kerkesat. Klubi ne vend qe ta shkarkoj kur u eleminua nga Kupa e Kampioneve, e gradon dhe i shtyn kontraten deri ne vitin 2026.
Përgjigju