Çokollata

Lifestyle

Del receta më e re e çokollatës, përdorimi 100% i bimës së saj

29 Shtator 2019, 16:38| Përditesimi: 29 Shtator 2019, 16:52

  • Share

 Barry Callebaut  është një ndër prodhuesit më të famshëm të çokollatës në botë dhe së fundmi ka treguar  formulën e re që po përdor për të nxjerrë në treg produktin.

 Konsumatorët modernë  kërkojnë drithëra të plota, më pak sheqer, më shumë lëndë ushqyese dhe më pak dëm për mjedisin, një nga prodhuesit më të mëdhenj të çokollatës në botë është duke luajtur me një recetë të bazuar tek përdorimi i frutave të kakaos në masën 100 %  e jo vetëm i farave të tyre, siç ndodh aktualisht.

Njerëzit duan të jetojnë një jetë sa më të lumtur e të shëndetshme, në simbiozë me botën përreth tyre. Ata po orientohen gjithmonë e më shumë drejt ushqimeve dhe pijeve të shijshme dhe të ushqyeshme, të cilat janë gjithashtu të mira për planetin dhe njerëzit e tij”,ka thënë zvicerani.

Zakonisht, 70% e frutit të kakaos hidhet poshtë gjatë procesit të prodhimit të çokollatës, por me nismën e re fruti do të përdoret i plotë.

Kjo rezulton në një gamë përbërësish me cilësi të lartë që mund të përdoren në aplikime të tilla si lëngje, smoothies, ëmbëlsira të ngrira, produkte furre, ëmblësira e ushqime të ndryshme deri në çokollatë”, tha prodhuesi i çokollatës, Callebaut.

Callebaut prezantoi vitin e kaluar çokollatën rozë, që ngjyrën e saj e ka shumë natyrale, sepse e merr nga një frut I kuq kakaoje.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?