Mediu dhe LaCivita

Politikë

Del ta presë në Rinas, Fatmir Mediu mrekullohet për mbërritjen e LaCivita-s

11 Prill, 17:48| Përditesimi: 11 Prill, 18:00

  • Share

TIRANË- PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore çel sot në 19:00 fushatën elektorale të 11 majit. Pasi u zhduk që prej ‘prezantimit’ si këshilltar për PD, amerikani LaCivita vjen në Tiranë, ku pritet që të mbajë edhe një fjalim në mitingun hapës të fushatës.

“Të shumëpriturin” në Rinas e priti Fatmir Mediu i cili duket se është mrekulluar nga mbërritja e LaCivitas.

“Mrekulli të kesh Chris LaCivitta përsëri në Shqipëri.Bashkë me Berishën dhe opozitën për një ndryshim të madh”, shkruan Mediu, ndërsa ka postuar një video nga pritja e LaCivitas.

Në video shihet edhe një gjest i LaCivitas që fillimisht i zgjat dorën Mediut, por papritur e tërheq atë, si për ta fshirë, për t’ia zgjatur sërisht Mediu.

SI.E./E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Netnetnet: 12/04/2025 09:47

    Ky duhej te ishte ne burg qe nga dita e shperthimit te Gerrrrrdecit!!!

    Përgjigju
  • Mario: 11/04/2025 19:33

    Na erdhi Latifi. hahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?