TIRANË- PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore çel sot në 19:00 fushatën elektorale të 11 majit. Pasi u zhduk që prej ‘prezantimit’ si këshilltar për PD, amerikani LaCivita vjen në Tiranë, ku pritet që të mbajë edhe një fjalim në mitingun hapës të fushatës.
“Të shumëpriturin” në Rinas e priti Fatmir Mediu i cili duket se është mrekulluar nga mbërritja e LaCivitas.
“Mrekulli të kesh Chris LaCivitta përsëri në Shqipëri.Bashkë me Berishën dhe opozitën për një ndryshim të madh”, shkruan Mediu, ndërsa ka postuar një video nga pritja e LaCivitas.
Në video shihet edhe një gjest i LaCivitas që fillimisht i zgjat dorën Mediut, por papritur e tërheq atë, si për ta fshirë, për t’ia zgjatur sërisht Mediu.
Komente

Ky duhej te ishte ne burg qe nga dita e shperthimit te Gerrrrrdecit!!!
PërgjigjuNa erdhi Latifi. hahahaha
Përgjigju