Foto ilustruese

Ekonomi

Del vendimi i Bordit/ Bie çmimi i naftës dhe benzinës, do kushtojnë me nga 6 lekë më pak! Gazi do të kushtojë 103 lekë

26 Prill 2022, 15:46| Përditesimi: 26 Prill 2022, 17:32

  • Share

TIRANË- Nga sot, ora 18:00, nafta dhe benzina do të shitet më lirë. Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta të kushtojë 226 Lekë/litri, nga 232 lekë që ka qenë më parë, pra 6 lekë më pak. Ulje ka pësuar edhe benzina, që do të shitet nga kjo e mërkurë me 206 lekë nga 212 që ka qenë më parë.

Ndërkohë, deri në mbledhjen e radhës të Bordit, për të cilën nuk ka ende një datë, gazi do të kushtojë 103 Lekë, nga 104 që ishte. Sa i përket çmimit të shitjes  për konsumatorët familjarë, ai nuk duhet të përfshijë akcizën.

Kjo ulje e çmimit të karburantit në vend, vjen pas luhatjeve edhe në bursën ndërkombëtare ku një fuçi nafte sot po shitet nga 101 deri në 103 dollarë.

Grafiku i çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë, në të kundërtën do të ndëshkohet duke nisur nga gjoba nga 2 mln lekë për ato që tregojnë me pakicë deri në 10 mln lekë për shumicën, por edhe heqja license nëse shkelja është e përsëritur. 

Bordi i Administrimit të Karburanteve u ngrit pikërisht për të bërë transparent lëvizjen e çmimit të naftës në bursë e ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe shmangien e abuzimeve brenda tregut tonë me karburantet.

Nafta
Ishte 232 Lekë/litri
Bëhet 226 Lekë/litri
Benzina
Ishte 212 Lekë/litri
Bëhet 206 Lekë/litri
Gazi
Ishte 104 Lekë /litri
Bëhet 103 lekë /itri

Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve 
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli
5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës

Njoftimi i plotë i Bordit të Transparencës
Vendimi i Bordit të Transparencës datë  26.4.2022. Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 26 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ,  Bordi vendosi: Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 26.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
•    214 Lekë/litri për gazoilin;
•    194 Lekë/litri për benzinën;
•    92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 26.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
•    226 Lekë/litri për gazoilin;
•    206 Lekë/litri për benzinën;
•    104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën). Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 26.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • [email protected]: 26/04/2022 19:59

    Lepiresat e ranes ne xhdo postkomentojne gjoja per mire

    Përgjigju
  • Visi: 26/04/2022 19:31

    Mish patate salce kosi

    Përgjigju
  • Mikela: 26/04/2022 18:17

    Cmimet sa vijne dhe ulen cdo dite

    Përgjigju
  • Alban: 26/04/2022 17:32

    Do abuzonin shume ne qofte se nuk do te ishte bordi i transparences mendoj une

    Përgjigju
  • Entela: 26/04/2022 17:29

    Ja paskeni marre frymen sufllaqe sot o komentues.

    Përgjigju
    • beni: 26/04/2022 18:37

      ngaqe i ka shkruajtur njeri te gjitha komentet duken si pergjigje roboti. Ca trishtimi

  • Miri: 26/04/2022 17:19

    E rendesishmja esht qe te gjith i kane cmimet njisoj dhe nuk po ka abuzime

    Përgjigju
  • Paulin: 26/04/2022 17:16

    Cdo gje do rregullohet cmimet po ulen.. bordi i transparences dhe qeverria kan menaxhuar kte krize me se miri ????????

    Përgjigju
  • Afrim: 26/04/2022 17:09

    Duke qene qe jemi ne kohe lufte mendoj se po behet me e mira e mundshme per uljen e cmimit te karburantit.Si pasoje e situatave aktuale duhet te pranojme dhe faktin qe cmimet do jene ne ulje dhe ne rritje pa nje percaktim te sakte

    Përgjigju
  • Sena: 26/04/2022 17:05

    Thjesht duhet te jemi te duruar sepse cdo gje do normalizohet

    Përgjigju
  • Alida: 26/04/2022 17:03

    Po shohim qe ka ulje cmimesh ne cmimin e naftes dhe nenprodukteve te tij nga nje cmim qe ishte relativisht i larte eshte ulur goxha

    Përgjigju
  • pipa: 26/04/2022 17:01

    nafta do ket gjithmon ulje ngritje cmimi sidomos tani ne koh lufte

    Përgjigju
  • Dani: 26/04/2022 16:59

    Pak nga pak cmimi i naftes po bie dhe po shkon ne vlera te pranueshme per vendin tone

    Përgjigju
  • Era: 26/04/2022 16:58

    Sic jane ulur cmimet e naftes dhe benzines do te ulet dhe gazi thjesht duhet te jemi te duruar.Cdo gje do te rregullohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?