Ministria e Arsimit

Kronikë

Provimi i Matematikës/ Del vendimi për maturantët, për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë

15 Qershor 2021, 16:32| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 18:16

  • Share

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar në faqen e saj zyrtare vendim për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë për testin e Matematikës në Maturën Shtetërore.

Ministria e Arsimit ka vendosur të plotësojë kërkesë e maturantëve, pas disa ditësh protestë. Ishte ministrja e Arsimit Evis Kushi ajo që ka deklaruar se është rënë dakord që të ulet kufiri minimal të pikëve për çdo notë. Kushi sqaroi se pas analizës që grupet e punës bënë për testin e matematikës për nivelin e vështirësisë dhe përputhshmërinë e pyetjeve me programin, është vendosur që të ulet niveli i kufirit minimal të pikëve për çdo notë.

Pas vendimit të djeshëm të Ministrisë së Arsimit, sot (QSHA) ka publikuar në faqen e saj zyrtare këtë vendim për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë për testin e Matematikës në Maturën Shtetërore. 

Maturantë zhvilluan tre ditë protestë, duke thënë se ishte i vështirë, kishte pyetje të pakuptueshme dhe jashtë programit mësimor. Ata kërkonin ulje të pikëzimit të notave, pasi me këtë testim po dëmtonin të ardhmen e tyre. Ndërsa Qendra e Shërbimeve Arsimore tha se teza e provimit nuk kishte asnjë gjë jashtë programit mësimor, ishte e nivelit mesatar dhe se nxënësit e mirë nuk kanë pasur asnjë vështirësi. Sot maturantët iu nënshtruan provimit të fundit duke hequr dorë nga bojkoti.

Vendimi:

Komiteti i Maturds Shteterore 2021, i ngritur me urdhrin nr.325, date 03.11.2020,,pdr ngritjen e Komitetit te Matures Shteterore 2021", diskutoi provimin e matematikes zhvilluar nd daten 11.06.2021per te cilin an6tar€t e KOMSh dolen me vendimin per:

a. Ngritjen e nje grupi pune te pavarur, me eksperte te fushes se matematikes, mesues me pervoje dhe maturante, per te analizuar n€ detaje dhe vleresuar me shume vemendje gdo pyetje ne test, perputhshmerine me programin, saktesine shkencore dhe nivelin e veshtiresise.

 b. Per te marrë ne konsiderate plotesimin e kerkeses se maturanteve per uljen e kufirit minimal te pikeve per gdo note, sipas rekomandimeve te grupit te punes nisur kjo nga shqetesimet e paraqitura, te maturanteve, mesuesve dhe prinderve, duke marre parasysh situatdn e nje viti jo normal e te veshtire prej pandemise. MSh dhe strukturat vartese te MASR(DPAP/DRAP, ASCAP, esHA) te pergatisin nje analize te thelle, me qellim identifikimin e te gjitha problematikave te mundshme dhe rishikimin e plote te te giithe procesit te matures, akteve rregullatore per kete proces dhe administrimin e tij. 

Vendimi për testin e Matematikës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?