Janë publikuar pamjet e arrestimit të drejtorit të Shërbimit Zjarrfikës në Cërrik. Artjon Tuçi, 36 vjeç, u arrestua bashkë me 4 persona të tjerë të akuzuar për falsifikim dokumentesh, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe përdorim të funksionit politik në veprimtari zgjedhore.
Bashkë me zyrtarin e zjarrfikëseve në pranga ranë edhe Agiano Dinoshi, punonjës i tatim taksave, Adnand Xhelili, specialist i zjarrfikëses, Alban Shima, përgjegjës i OSHEE Cërrik, dhe Armand Gjoka, punonjës i zjarrfikëses, të gjithë banues në Cërrik. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhënë vërtetime false për subjekte biznesi që kishin detyrime të pa paguara në bashkinë e Cërrikut.
Lajmi kryesor:
5 të arrestuar në Cërrik, mes tyre edhe Shefi i Zjarrfikëses! U jepnin firmave private vërtetime false që s’kishin detyrime tatimore
M.Q./KT/ReportTv.al