Del video e re nga gjyqi i Johnny Depp me ish-bashkëshorten, aktori shfaqet i tërbuar duke shkatërruar kuzhinën dhe në gjendje të dehur! Amber Heard e filmon! Depp: Nuk e kam prekur

22 Prill 2022, 11:02| Përditesimi: 22 Prill 2022, 12:38

  • Share

Provat të reja kundër aktorit Johnny Depp janë paraqitur në gjykatë, nga ish-bashkëshortja e tij Amber Heard, në gjyqin që po mbahet, pas padisë që aktori bëri ndaj ish-gruas së tij për shpifje, një shkrim të saj në Washington Post të vitit 2018, ku ajo tregoi se ishte abuzuar në familje, referuar aktorit.

Avokati i aktores ka publikuar një video, ku Johnny Depp shihet në gjendje të dehur teksa thyen enë në kuzhinë dhe godet tavolinën me grusht.

Heard shihet e përlotur në gjykatë dhe dridhej nga frika teksa shihte pamjet që u publikuan.

Avokati i aktores, Rottenborn iu drejtua në gjykatë, 'Kjo është në shtëpinë tuaj në West Hollywood. Ky je ti në video. Ishe i dhunshëm?'

Depp iu përgjigj: ‘Është e qartë se po kaloja një gjendje të vështirë dhe të rënduar. Unë kam goditur dollapët në kuzhinë dhe nuk e kam prekur zonjushën Heard’

‘A mund të kesh qenë i dehur?’ e pyeti avokati Rottenborn.

‘Është një mundësi,’ u përgjigj Depp. Depp tha se çdokush mund të humbi kontrollin e emocioneve të tij ndonjëherë. ‘Pse po filmonte ajo? Nëse ajo ishte e frikësuar për vdekje, pse nuk u largua?’.

Depp kërkon 50 milionë dollarë nga Heard, teksa dëshminë e tij në një gjykatë në Virxhinia e nisi duke thënë se ai nuk kishte goditur kurrë asnjë grua në jetën e tij dhe se donte të pastronte emrin, pas akuzave të rënda që ish-bashkëshortja i bëri.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?