Del VIDEO e re, si u dhunua zyrtari i Partisë së Lirisë nga policia malazeze! Nisin hetimet

21 Shkurt 2023, 20:22| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 22:58

  • Share

Një video e re është publikuar nga dhunimi i zyrtarit të Partisë së lirisë dhe familjes së tij nga efektivët e policisë në doganën e Murriqanit. Mediat malazeze kanë publikuar videon në të cilët shihet sesi një prej efektivëve godet me shpullë në fytyrë Petraq Milon, sekretari për Çështjet Ekonomike dhe Financave në Partinë e Lirisë.

Policia malazeze ka nisur hetimet mbi rastin, por ende nuk është bërë me dije asnjë arsye që çoi në dhunën e ushtruar kundrejt Milos dhe familjes së tij. Policia malazeze ka nisur hetimet mbi rastin, por ende nuk është bërë me dije asnjë arsye që çoi në dhunën e ushtruar kundrejt Milos dhe familjes së tij. Mediat raportojnë se ndaj efektivit që ka dhunuar Petraq Milon kanë nisur procedurat hetimore dhe mund të merren masa si pezullim nga puna, apo edhe masa më të ashpra deri në largim nga puna.

Ndërkohë, masa për largimin nga puna pritet të merren edhe për zëvendësdrejtorin e Administratës së Policisë për Sektorin e Policisë Kufitare, Dragan Klikoovac. Për efektivët e tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm kur ndodhi ngjarja pritet të merret masë displinore. Këto masa ende nuk janë të konfirmuara, por raportohen nga mediat. Mbi këtë rast nuk ka pasur asnjë reagim nga Partia e Lirisë dhe autoritetet shqiptare. 

Rasti i dhunimit të Milos dhe familjes së tij u bë publik në muajin janar nga mediat shqiptare. Milo u dhunua dhe u nxor me forcë nga policia malazeze teksa po priste në radhë në kufi.

Ora 21:40
Dhuna ndaj Petraq Milos, reagon kryebashkiaku i Ulqinit: Sjellje çnjerëzore, njerëz të tillë s’kanë vend në shërbimin civil

1677007431_finalprojekt.00405512.Still016.jpg

Kryetari i bashkisë së Ulqinit, Omer Bajraktari, ka reaguar pas rastit të dhunës të një zyrtari të policisë malazeze ndaj profesorit shqiptar Petraq Milo. Bajraktari ka kërkuar që sa më shpejt të dënohet sjellja çnjerëzore e zyrtarëve duke shkruar se pret një reagim të shpejtë nga organet kompetente.

'Në emër të Komunës së Ulqinit, dënojmë ashpër sjelljen çnjerëzore të pjesëtarëve të Policisë Kufitare në vendkalimin e përbashkët me Republikën e Shqipërisë. Prandaj presim reagim të shpejtë dhe adekuat nga organet kompetente. Kërkojme që, policia të bëjë një hetim urgjent dhe profesional dhe të ndëshkojë të gjithë ata që me sjellje të pahijshme dëmtojnë imazhin e shtetit. Aq më tepër që është shtetas i huaj dhe i moshuar! Njerëz të tillë thjesht nuk kanë vend në shërbimin civil!'- shkruan ai.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ada: 22/02/2023 17:52

    Nqs keni kaluar ne pikat kufitare do vini re qe kur kthehesh nga Mali I Zi , rradha behet kilometrike gje qe sndodh kur del nga Shqiperia. Dhe kjo sa here qe Jane Jo shqiptare si NE Greqi, si NE Mal te Zi behet rradha . Nga ana shqiptare mbaron procedura shpejt. Mendoj qe NE jemi fajtore vete qe pushimet , apo leket tona te kursyera me aq mund shkojne dhe ja falim malazezve. Hotelet e Budvas vecanersiht ne dimer Jane plot me shqiptare. Kalojini ne hotelet tona ne bregdetin tone o njerez ato ditet e relaxit. Mali I Zi sia vlen per asgje.

    Përgjigju
  • Ishim ne kufi: 22/02/2023 17:32

    Ne kemi qene ate dite ne kufi kur ndodhi ngjarja. Milo parakaloi si cub. Ne te tjeret budallenj jemi qe rrime ne rradhe. e mban veten per te kulturuar, dhe e provokoi rende rojen duke e share por edhe duke i bere presion me celularin qe pale ke do merrte. Polici i foli disa here , ai vaxhdonte cubin. Mbaje tani. mendo ne dore te kujt politikaneve jemi...

    Përgjigju
  • arifi: 22/02/2023 11:25

    kur ai polici ne kapi ne fytyre duhej ta kishe goditur me grusht o zoti deputet,,,,,gomari merr vesh vetem me dru..hic te te mos vinte turp....

    Përgjigju
  • naku: 22/02/2023 10:05

    PO C'KERKON NE ATU MUT SHTETI MOR JAHU

    Përgjigju
  • Blenard: 22/02/2023 08:46

    Ore po ky likja trimi ku esht mo qe pret duar e kemb pse nuk fillon ta mbroj popullin e tij??

    Përgjigju
  • Or tej: 22/02/2023 06:27

    Mos e kruaj me malazezin se te fut gishtin or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Boti: 22/02/2023 00:44

    Po gjithe keta shqiptare aty fhe nuk iu hodh njeri ne fyt ketij moter shkerdhyeri qe prek me dore nje moshatar?

    Përgjigju
  • Iris: 21/02/2023 23:47

    Interesant ishte momenti ne fillim te videos kur P.M.nxjerr celularin nga xhepi.Sikur te ishte ne U.S. dhe te kishte bere te njejtin veprim,kishin per t'ia zbrazur te gjithe karikatorin,ne sekonde, sepse mund te mendonin se e kishte arme.Ne U.S.nuk mund te futesh duart ne xhep e te nxjerresh dicka pa marre leje e pa thene cfare eshte,aq me keq eshte kur nuk e mbyll gojen si ky ne video qe ja mbyllen me force.Nuk them se veprimet e pol.malazeze jane korrekte,por dhe veprimet e shoferit nuk jane ato te duhurat ne keto raste.

    Përgjigju
    • Beni: 22/02/2023 11:06

      Nuk jemi ne usa,pse duhet ta krahasosh me us

    • Andi: 22/02/2023 11:04

      Po ik mer p*llosh. Edhe ktu do me e gjet diçka me justifiku veprimet e atyre legenave

  • Une: 21/02/2023 23:08

    Imagjino kur te ben keshtu polici i nje shteti si mali zi qe nuk mund te quhet i tille

    Përgjigju
  • Note proteste: 21/02/2023 23:07

    Duhet note proteste meqe mali zi po planifikon edhe futjen në “BE”!?

    Përgjigju
  • Polo jo kufitar ama ...: 21/02/2023 22:54

    Është njësoj sikur t'a ketë qëlluar edhe polici shqiptar sepse kjo pikë kalimi është e përbashkët.

    Përgjigju
  • Shqiptar: 21/02/2023 21:03

    Met Rrumbullaki do i shkarkonte edhe ne burg pa dal video

    Përgjigju
    • rrumbullaki: 21/02/2023 21:29

      po ai po ai

  • Ulqini: 21/02/2023 20:49

    Te provoj nje police shqiptare te bej te njejtern gje me nje serb ose malazes dhe shofim cfar skandali behet. Drejtor dhe ministra do shkarhoeshin dhe madje BE do reagonte. Dersa per shqiptaret nuk e can veshin askush kur vet ne nuk kemi respekt per njeri tjetrin. PSE presideni, kryeministri, ministri i jashtem ose ambasadori shqiptar ne mal te zi nuk reagojn. Ne jemi e zeza e vetes tone.

    Përgjigju
    • Skipetari: 21/02/2023 23:24

      Kur ta marr vesht Populli Dele Shqepetar qe Ne, rraca Ilire udhehiqemi nga Rraca Ruse, Gjermano Turke do Jete shume vone. Te gjithe Partite dhe shumica qeveritareve jane me origjina Sllave por Kane nderruar emra dhe qimen. Ska mundesi qe nje popull te Kete kaq mllef Dhe Sherre e vrasje midis njeri tjetrit. Sepse Shqipetaret po i shuan Historia. Perendia nese a’ e dore, lamtumire nje minut e me pare.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?