Del video, ja momenti i plagosjes së 27-vjeçarit në Pogradec! Dy të rinjtë dalin nga mjeti luksoz dhe qëllojnë me armë

2 Mars, 21:56| Përditesimi: 2 Mars, 22:09

  • Share

Në redaksinë e Report TV kanë mbërritur pamjet e plagosjes së Alten Jolldashi, një ditë më parë në Pogradec, ngjarje për të cilën janë arrestuar tre persona. Siç shihet në pamjet e kamerave të sigurisë, të shpërndara nga familja e të plagosurit, pranë një servisi vjen grupi i autorëve me një mjet luksoz dhe njëri me armë që e fut në xhep dhe dëmtojnë motorin e parkuar në pronësi të Alten Jolldashit.

I njëjti grup rikthehen sapo mësojnë se i riu Jolldashi rikthehet tek motori dhe mes tyre nis një sherr masiv mes disa të rinjve, pas së cilit plagoset me armë Jolldashi me tre plagë, në gju, në dorë dhe në pjesën e kraharorit.

Sipas policisë edhe vetë i plagosuri që ndodhet tek spitali i Traumës ka qëlluar me armë dhe ndodhet nën arrest. Dy të rinjtë e tjerë, Deis Meko 32 vjeç dhe Kristo Lotis 27 vjeç, u vetëdorëzuan pas negociatave me familjarët.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar të qytetit të Pogradecit dhe në një orar që shënon pikun e lëvizjeve të banorëve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ina: 03/03/2024 10:51

    Video eshte montazh . Familja e te demtuarit tregon vwtem fundin . Pse nuk tregon kur djali i tyre ju ka dale pak minuta para videos djemve me armë ? I plagosuri eshte nje njeri problemarik

    Përgjigju
  • Deni: 03/03/2024 08:27

    Ky trimi me Mercedes ka vellain punon ne prekurori ne Korce dhe po mundohen me çdo kusht tja faturojne viktimes armet. Dhe policia thot u ndaluan dy agresore kur nga vidio duket qarte qe nga Benci dalin kater persona.

    Përgjigju
  • Ruak: 03/03/2024 01:29

    Sekuestro lekeve, psurive dhe makinave te trimave

    Përgjigju
  • E verteta: 02/03/2024 23:15

    I arestojne dhe i liron prokuroria me gjykaten e koruptuar. Jepuni nga 20 vite dhe me pas do e shihni arrogancen me te cilen qellojne ne mes te njerezve. Konfiskoni cdo qindarke qe kane bere me krim qe shembulli tyre mos te ndiqet.

    Përgjigju
  • Liqeni: 02/03/2024 23:14

    Tre here e pashe dhe asgje skuptova

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?