Është publikuar momenti i rrëmbimit të Kozak Braçit, një personazh i njohur për adoleshentët në mediat sociale, lajmi i të cilit bëri bujë pasi u rrëmbye në një makinë nga disa të rinj. Siç shihet nga pamjet, i riu merret me dhunë nga tre persona të cilët e fusin me forcë në makinë.
Ngjarja u bë publike pak ditë më parë, ku në një video në rrjetet sociale, shihet Kozak Braçi, të cilin e kishin marrë në një makinë ‘rrëmbyesit’, të cilët e godisnin dhe i thonin që t'i kërkonte falje Fabio Dushkut, pas fyerjeve që i kishte bërë këtij të fundit live në "Instagram".
Fabio Dushku është i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasje dhe si i përfshirë në organizata terroriste. Familjarët denoncuan rrëmbimin e Kozakut, ndërkohë që ai u gjet nga policia dhe 2 prej të të rinjtë që e rrëmbyen janë shpallur në kërkim. Vëllai i Fabio Dushkut, Daniel Dushku, dyshohet se erdhi nga Greqi në Shqipëri për t’u hakmarrë.
Rasti pengmarrjes së të riut, i cili u dhunua dhe ofendua brenda një makine, ndërsa video u dha live në rrjetet sociale, ka nxjerrë në pah degradimin e një "kategorie" të rinisë që nuk ka aspak frikë të kryejë edhe vepra penale t'i ekspozojnë me krenari ato, duke dhënë një shembull shumë të keq për moshatarët. Ishin ofendimet përmes videove në rrjete sociale që çuan deri në rrëmbimin e të riut.