Del VIDEO nga momenti i ekzekutimit të ish-policit Xhelal Reçi në Laç! U zbulua gjatë hetimeve për atentatin me tre të vrarë në Fushë Krujë

20 Korrik 2022, 22:30| Përditesimi: 21 Korrik 2022, 07:08

  • Share

Publikohet video e ekzekutimit të ish-policit Xhelal Reçi në Laç. Video ka dalë gjatë hetimeve të policisë për të gjetur vrasësit e tre të rinjve Briland Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Report Tv ka mësuar se në fokus të hetimit është edhe vrasja e ish-efektivit Xhelal Reçit, për të kuptuar mbi konfliktet e hapura mes grupeve kriminale. Kjo për arsye se Brilant Martinajt iu përmend emri në vrasjen e Xhelal Reçit.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar videon e vrasjes së Xhelal Reçit, një atentat i mirëorganizuar duke e lënë atë të vdekur në vend. Në video shihet sesi një automjet tip Toyota afrohet pranë tij, teksa zbresin dy persona të maskuar të cilët qëllojnë mbi 60-vjeçarin.

Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha u qëlluan me rreth 60 plumba kallashnikovi në makinën Volkswagen Passat, me të cilën po lëviznin drejt Laçit. Nga breshëria e plumbave makina mori flakë dhe për pasojë prej tyre u shkrumbuan. Vetëm Vata mundi të dalë nga makina, por agresorët u rikthyen sërish dhe u siguruan të vdiste.

Kujtojmë që ish-efektivi Xhelal Reçi u ekzekutua në qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të 1 nëntorit të vitit të shkuar. Reçi dyshohet se ishte përfshirë në disa ngjarje kriminale të ndodhura në Fier, Durrës dhe Lezhë, për të cilat është shoqëruar dhe marrë në pyetje nga policia, por nuk është arritur ende provohet implikimi i tij. Dyshohet se Xhelal Reçi është ekzekutuar për shkak të konflikteve të të birit, ndërsa vrasësit të cilët mendohet të jenë me pagese mund të jenë nga Fieri, zonë të të cilën është vjedhur dhe makina ti "Toyota" e përdorur nga autoret për të kryer krimin. Pas ekzekutimit, atentatorët kanë djegur automjetin në afërsi të Lumit Mat në Milot dhe janë pritur nga një makinë tjetër e më pas mendohet të jenë larguar në drejtim të Shkodrës.

Xhelal Reçi

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nikla: 21/07/2022 17:05

    O e kan vra DUKT ME VRASES ME PAGESE NIKLAXHIT

    Përgjigju
    • Pkp: 22/07/2022 16:58

      Po ca dukajt mor ato jan vorraxhi , u ban gjith si grup e mezi i vran nji ushtar visit edhe ate e vran se ju kishte marr peng plakun e din mir ato qe skapen dot me visin esht shum lart per ato . Ktu bahet fjal per gjona ma t mdhaja po kur sdin gjo e je i vogel ma mir mos komento kot

  • Tani: 21/07/2022 08:33

    Po po cfar koincident qe doli tani po po. Policia me e koruptuar e botes eshte ne shqiperi

    Përgjigju
  • Loti: 21/07/2022 00:32

    Tani doli qe shkoj kush e beri?

    Përgjigju
  • keq: 20/07/2022 23:28

    stresi i Sali Lushes o betu se se len pa ja marr gjakun "vllaut"

    Përgjigju
    • Vila Gold: 21/07/2022 11:36

      Trri urt strresi e kto strresët e tjer se sdo din ku me hy ky e Sal Lusha .se din zotnia ku ka shkel

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?