Kronikë

Del videoja e sherrit/ Si nisi përplasja për pronën mes biznesmenëve të resorteve në Korçë, i riu i vë pistoletën në kokë kundërshtarit! Një i plagosur me thikë

23 Gusht 2021, 18:55| Përditesimi: 23 Gusht 2021, 22:06

  • Share

Del videoja e përplasjes së pronarëve të resorteve në Moravë të Korçës për pronën, që përfundoi me një të plagosur me thikë dhe një të arrestuar. Siç shihet nga pamjet nuk ka qenë thjesht një sherr me thika siç u raportua më parë, por ka pasur edhe armë të cilat nuk janë përdorur për të qëlluar por për të bërë presion.

Nuk dihet zanafilla e sherrit por nga sa shihet në pamje ka qenë djali i Sotiraq Mishës ai që i ka vënë armën në kokë 26-vjeçarit Anri Reli, djalit të Ben Relit nga Tirana, pronarë të resortit "Montrelux", pasi kanë debatuar. Më pas gjatë përleshjes, Anri Reli për t'u vetëmbrojtur, ka goditur me thikë Sotiraq Mishën. Policia në njoftimin e saj jep informacion vetëm për plagosjen me thikë dhe jo për përdorimin e armës. Sipas policisë është shoqëruar në komisariat i riu Anri Reli, ndërsa të tjerët që u përfshinë në sherr u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, në afërsi të resortit në Malin Moravë, Korçë. Reli dhe Misha i kanë resortet pranë njëri-tjetrit ngjitur në malin e Moravës dhe nga sa bëhet e ditur është se konflikti ka ndodhur për motive pronësie, por nuk ka ende të tjera detaje për arsyet. Ky konflikt për pronën fatmirësisht nuk ka përfunduar tragjikisht, siç ndodhi masakra në Velipojë, por për një hapësirë shezlongësh u vranë 4 persona, mes tyre edhe kamarieri në ditën e tij të parë të punës, ndonëse nuk kishte lidhje me sherrin.  

 

Ora 12:59
Sherr për pronën mes biznesmenëve të resorteve në Korçë, njëri plagoset, autori shoqërohet në polici

Dy pronarë resortesh janë përfshirë në një sherr për pronës, i cili ka përfunduar edhe me një të plagosur me thikë. Nga sa mësohet, 26-vjeçari, Anri Reli, djali i Ben Relit nga Tiranë, pronarë të resortit " Montrelux", ka goditur me thikë Sotiraq Mishën. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, jemi njoftuar se në afërsi të resortit në Malin Moravë, Korçë. Reli dhe Misha i kanë resortet pranë njëri-tjetrit dhe nga sa bëhet e ditur është se konflikti ka ndodhur për motive pronësi, por nuk dihen të tjera detaje.

Policia ka bërë me dije se ka shoqëruar të riun Anri Reli, teksa grupi hetimor po punon për zbardhur rrethanat e ngjarjes.

"Plagosi me mjet të mprehtë 1 shtetas, kapet dhe shoqërohet nga Policia, autori i dyshuar i ngjarjes.  Më datë 23.08.2021, rreth orës 12:15, jemi njoftuar se në afërsi të një resorti në Malin Moravë, Korçë, gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi A. R., dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin S. M., banues në Korçë, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës. Shërbimet e policisë, shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes". njofton Policia. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?