TIRANE-Publikohen pamjet e vrasjes së 22-vjeçarit Marvi Mihali në datë 31 korrik 2017. Marvi, ishte djali i ish-sportistit të njohur Pavllo Mihali dhe mësueses së anglishtes, Mira Mihali, të cilët po përjetojnë dramën më të madhe të djalit të tyre. Pamjet ekskluzive të siguruara nga “Të Paekspozuarit”, para dhe gjatë momenti të sherrit, tregojnë për një plan mirë të organizuar nga grupi kriminal i të rinjëve. Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj, Marsel Alla, Kridens Alla dhe shumë tjetër kishin rrethuar zonën, për ti bërë pritë bashkëmoshatarëve të tyre, Armend Haxhiut, Xhoslin Shatës, Marvi Mihalit.
(Kliko ketu per te pare videon e plotë dhe intervistën e prindërve të Marvit)
Sipas videos, e cila është siguruar nga kamerat private të bizneseve, një nga organizatorët e krimit i bën me shenjë grupit të sulmit, se po vjen Armendi, Marvi dhe Xhoslini. Në atë moment, del në skenë Dejvi Bitraj, i cili shkëmben fjalë me Armendin, por ky i fundit, nuk duron dhe e godet me grusht. Në atë moment, grupi i agresorëve, rrethojnë Marvin, Armendin dhe Xhoslinin.
Edhe pse stërmullari i sherrit ishte Armend Haxhiu, autorët e krimit iu vërsulën brutalisht 22 vjeçarit Marvi Mihalin. Sipas videos, shihet qartë që Marvi as nuk ka sulmuar njeri, as nuk ka goditur njeri, por është qëlluar në mënyrë kriminale nga bashkëmoshatarët e tij.
E gjithë skena e krimit, ndodhi vetëm 40-50 sekonda, dhe autorët largohen qetësisht nga vendngjarja. Marvi Mihali u vra në mes të Tiranës, pa asnjë arsye, pa asnjë faj…ai u vra barbarisht duke mbyllur përfundimisht jetën e dy prindërve të tij.
Sot, një pjesë e autorëve të krimit, janë lënë të lirë, ndërsa prindërit e Marvit të ndjerë, qëndrojnë pas dyerve të gjykatës, për të kërkuar drejtësinë për padrejtësinë që u është bërë.
Viktima Marvi Mihali
Babai i Marvit, ish-sportisti i njohur Pavllo Mihali u shpreh se së bashku me bashkëshorten e tij janë të shkatërruar pas vendimit. Më tej, ai thotë se nëse nuk do të ketë drejtësi për djalin e tij, ai do të bëjë vetëgjyqësi.
Nuk më shkonte kurrë në mendje që një prokuror si Artan Lulaj të ngjyente duart me gjakun e Marvit. I them këtij prokurori të shkosh në shtëpi dhe të përkëdhelësh fëmijët e tij. Të bëhesh palë me kriminelet, të rivrasësh sërish Marvin. Ne jemi të shkatërruar komplet, na ka ndryshuar jeta totalisht. Dhimbja është e tmerrshme, çrenjëzore dhe çnjerëzore e bëjnë edhe këto vendime. Por unë besoj sërish në drejtësi.
Unë pres drejtësi nëse do të ketë edhe njerëz të mirë. Nëse ky shtet do të vendosë në krye njerëz të mirë. Mendoj se mbi të gjitha ne duhet të jemi njerëz, duhet të na dominojë zemra. Nëse do të realizohet kjo drejtësi, unë do të kem të drejtën të flas lartë në qiell me Mavrin. Nëse nuk realizohet, unë do të bëhem shembull në Shqipëri. Unë do të bëj vetëgjyqësi, mua nuk më duhet më jeta. Unë do të luftojë deri në ditën e fundit
Pavllo Mihali
Marvi Mihali u vra në datë 31 korrik 2017/ TCH
Ngushellime familjes!Pashe dy prinder aq te forte sa nuk e imagjinoja dot pas atyre filmimeve te dhunshme!Uroj te gjeni drejtesi!
PërgjigjuBajgëri e gjallë e m u t ëri neandërtalësh
PërgjigjuPash vidio e m vin shum gjyna kishe nje dial t vetem e ta vran kot ske c’è do m jeten tente o mik mos prit drjtsi n shqiperi t kishe qen n itali do ishin denuar t gjth kush ka gjujt dhe vetem njeshqelme apo dhe ata q kan ber roje do hanim t gjth 25 vjet nejse drejtesi duhet ta besh vet Po ske lek apo fuqi mbush me tritol trupin dhe ike te shpia kur t jen bashk n shpi e hidhi n ere si familje t gjth me gjth veten se ske c’è do m jeten pa dialin e vetem ..u preft n paqe diali jot
PërgjigjuZoti Pavllo mos prit drejtesi nga ata qe dhe zoti nuk i ben me dot njerez. Mos kerceno dhe mos flit. Gjerat behen, pastaj thuhen. Vellezerit binjake Bitraj pervecse te shemtuar jane dhe miq te Ilir Metes. Kane paguar miliona qe te nxirrnin njerin prej djemve te tyre kriminele dhe vellezerit kriminele Alla. Marvi u prehte ne paqe dhe i ndrihte shpirti, por ta them me zemer, mos fal njeri, mos lejo qe keto familje te shker***ra ta gezojne jeten me pjellat e tyre bastarde. Mos " u tremb " nga " Loshet " qe mbajne rreth e rrotull vetes, jane langaraqe dhe do i veshin bush**at qe i kane pjelle shume shpejt me te zeza. Ke mbeshtetjen dhe perkrahjen e te gjithe atyre qe te njohin prej vitesh. Bitrajt le ti gezojne pasurite nen dhe dhe Allat te kthehen andej nga kane ardhur me te zeza.
PërgjigjuJuve ju prefte djali ne parajse qofte i lehte dheu por ne kete vend as ka dhe as ka per te patur kurre drejtesi
PërgjigjuNuk pendohem për asnjë germë që po them PROKUROR PLERE NDYRSIRE JASHQITJE È SHOQËRISË ARTAN LULO. Si ka mundësi që një njeri I thjeshtë gjen filmimet dhe ju thotë ja ku janë vrasësit dhe ju si prokuror nuk arrini të gjeni filmime o shtet o qeveri po a ka njeri qe i kontrollon këto horra këto delenxhi prokurorë që për leke Jan duke shit dhe gratë dhe vajzat e tyre dhe vetë hiqen si trima. Do ti uroja këtij prokurori një fat si I këtij zotërisë të nderuar dhe zonjës së tij por me disa ndryshime të vogla që të gjithë familjes ti ndodhi ndonjë AKSIDENT PA DASHJE DHE TË NGELIN TË PARALIZUAR DHE JO TË VDESIN POR TË VUAJNË DHE PROVOJNË Ç'FAR ËSHTË VUAJTJA PLERA FËLLIQËSIRA DHE DUKE MENDU QË PAGUHESH ME LEKET TONA
Përgjigju