Foto ilustruese

Bota

Delegacionet ruse dhe amerikane do të takohen në Stamboll, Uashingtoni dhe Moska anashkalojnë Ukrainën nga bisedimet, DASH: S’është në rendin e ditës!

9 Prill, 14:32| Përditesimi: 9 Prill, 14:35

  • Share

Delegacione nga SHBA dhe Rusia do të takohen në Stamboll të enjten (nesër, 10 prill), si pjesë e përpjekjeve për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve, por Ukraina nuk është temë diskutimi.

Kjo u konfirmua dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Bisedimet, të cilat do të zhvillohen në konsullatën ruse në qytetin e turk, nuk do të përfshijnë asnjë diskutim për çështje politike apo të sigurisë, thanë SHBA.

"Ukraina nuk është, në rendin e ditës", tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

Delegacioni rus do të udhëhiqet nga ambasadori i sapoemëruar në SHBA, Aleksandër Darçiev, ndërsa ekipi amerikan nga zëvendësndihmës sekretarja e shtetit, Sonata Coulter.

Takimi vjen në një kohë kur Rusia ka dhënë sinjale të forta refuzimi sa i takon pranimit të marrëveshjes së armëpushimit të pjesshëm në Detin e Zi, për të cilin SHBA arriti marrëveshje të veçuara me Ukrainën dhe Rusinë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?