Filmi “Delegacioni” me skenar të Artan Minarollit edhe me regji të Bujar Alimanit ka triumfuar për herë të 12 brenda një viti në festivalet ndërkombëtare. Kësaj here, pas përzgjedhjes nga Komisioni i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Oskar” në kategorinë për “Filmin Artistik Ndërkombëtar më të mirë” në AMPAS është vlerësuar edhe si “Filmi më i mirë” me metrazh të gjatë në edicionin e pestë të Festivalit të Filmit Seanema në Mal të zi.
Ngjarjet në filmin “Delegacioni” zhvillohen në tetor të vitit 1990. Ndonëse, regjimi komunist kërkon që mos të lëshojë pushtetin, një delegacion evropian mbërrin në Tiranë për të vëzhguar mbarëvajtjen e reformave të qeverisë...
Ndërsa, një tjetër çmim ka rrëmbyer edhe filmi “The van” me regji të Erenik Beqirit, në kategorinë e filmave të shkurtër.
Filmi “The van” (Furgoni) ka në qendër historinë e një djali të ri, i cili në kërkim të lirisë përpiqet të ndërmarrë rrugën si refugjat. Asgjë nuk është e lehtë për të, derisa kupton se e vetmja rrugë për t’u larguar nga Shqipëria është përfshihet në një ndeshje jo të zakontë, që zhvillohen në një furgon.
Festivali i Filmit Seanema ka në qendër artin, për ndryshime sociale dhe kinemanë e aktivizuar. Çdo vit në qendër të festivalit janë çështjet sociale, që përcillen përmes filmave edhe diskutimeve në panel.
suksese te metejshme kinemase shqiptare!
Përgjigju