Kronikë
Top 24

Delegacioni i BE-së thirrje prokurorëve: Aplikoni për t’u bërë pjesë e SPAK-ut, që të luftoni krimin dhe korrupsionin

8 Janar 2019, 19:58| Përditesimi: 8 Janar 2019, 20:00

  • Share

Ditën e djeshme nisi zyrtarisht puna për ngritjen e Prokurorisë së Posaçme, një prej organeve më të rëndësishme të drejtësisë së re në Shqipëri, në të njëjtën kohë edhe makthi më i madh për politikanët, zyrtarët dhe ish-zyrtarët e korruptuar. Delegacioni i BE-së në Tiranë fton të gjithë prokurorët që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj strukture kyçe për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.

“Prokurorët kanë mundësinë për të dhënë një kontribut vendimtar në luftën kundër korrupsionit duke aplikuar për t’u bërë anëtarë të SPAK-ut. Ne inkurajojmë prokurorët të aplikojnë para datës 7 shkurt 2019” thuhet në mesazhin e delegacionit të BE-së.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë caktoi 15 vende të lira në Prokurorinë e Posaçme, e projektuar nga ndërkombëtarët dhe shqiptarët për të goditur krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet që nga viti 1991 e deri më sot. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, nën drejtimin e Gent Ibrahimit, ka vendosur një afat 1-mujor për të aplikuar çdo prokuror që ka ambicie për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas Kushtetutës, prokurorë e Prokurorisë së Posaçme kanë një mandat 9-vjeçar dhe nuk kanë të drejtë të riemërohen. Prokuroria e Posaçme do të zëvendësojë Prokurorinë Aktuale për Krimet e Rënda (lexo këtu).

Komento

Komente

  • Xhaxhi: 12/01/2019 14:44

    Brenda një jave 0,0 Aplikues. Spaku dështoi për arsye se kemi vetëm hajna...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?