Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës nesër në Tiranë, flasin për Report Tv dy deputetet! Krasniqi: Kurti të afrohet më shumë me Ramën

10 Prill 2023, 11:46| Përditesimi: 10 Prill 2023, 13:37

  • Share

TIRANË- Krahas mbledhjes së përbashkët që do të mbahet mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, dy vendet do të bashkëpunojnë ngushtë edhe për lobimin që vendi ynë po bën për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori mëson se më 11 dhe 12 prill, deputetët e Komisionit të Jashtëm të Kosovës do të vijnë në Tiranë për t’u ulur në bisedime me deputetët dhe me vetë ministren Olta Xhaçka për të folur mbi mbështetjen që Shqipëria po jep. Ky takim vjen pak pasi Shqipëria mblodhi firmat për të zhbërë raportin e Dick Marty në KiE.

Gazetari Ermal Qori ka marrë në intervistë edhe dy deputete të Kosovës, Rezarta Krasniqi nga LDK dhe Arbëresha Musliu nga Vetëvendosje, të cilat kanë komentuar mbledhjen e përbashkët që do të mbahet më 14 qershor, si edhe marrëveshjen e rënë dakord mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër.

Krasniqi thotë për Report Tv se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të ketë më shumë afrimitet me kryeministrin Edi Rama, pasi Shqipëria është një  zë i fuqishëm për mbrojtjen Kosovës në e arenën ndërkombëtare.

“Kemi mbajtur edhe takimin me dy kuvendet. Dy qeveritë do ishte një takim i mirë. Deri tani s’kemi pas marrëdhënie të mira me kryeministrin. Dua ti falënderoj se në të gjitha takimet ku kemi marrë pjesë në Europë, kanë qenë zë i fuqishëm për Kosovën. Rama ka folur në KiE për Kosovë. Kurti duhet të afrohet me Kosovën, Shqipëria do jetë zë i fuqishëm”, shprehet Krasniqi.

Për deputeten e mazhorancës, Musliun, njëherazi edhe kryetare e Komisionit të Jashtëm, kjo mbledhje është një mundësi për të krijuar një urë bashkëpunimi më të fortë mes dy vendeve.

"Iniciativë emirë për të dyja shtete, kështu mund ta ndërtojmë një urë bashkëpunim, ne i duhemi njëra tjetër, Kosova ka nevojë për përkrahjen e Shqipërisë. Jemi të vetëdijshëm që deputetët e Shqipërisë kanë pjesëmarrje në më shumë mekanizma, lobimi nga ana e tyre për anëtarësimin e Kosovës është i domosdoshëm", u shpreh ajo.

Musliu komentoi edhe marrëveshjen me Serbinë në Ohër. Ajo thekson se Kosova është e gatshme ta firmosë atë pasi të njëjtën gatishmëri të shprehë edhe Serbia.

“E rëndësishme që dakordimi mes palëve është arritur dhe po ashtu pati zhvillimi konkrete më 18 mars që u vendos për planin e veprimit. Do të më parë kemi pasur takim mes kryenegociatorët, më 8 do ketë një tjetër takimi që do diskutohen teknalitetet. Ka qenë shumë emirë dhe e mirë nga ndërkombëtaret fakti që Kosova ka pranuar panin franko gjerman, ka dhënë kontribut edhe në përpilimin e planit të veprimit dhe është e gatshme që ta nënshkruaj kurdo që kjo gatishmëri të vijë edhe nga pala tjetër. Nënshkrimi do ndodhë kur të jenë dakord të dyja palët. Jemi të gatshëm ta bëjmë kurdo që pala tjetër të jetë e gatshme. Kemi parë deklaratat e BE dhe SHBA, pavarësisht faktit që një nënshkrim nuk ekziston, kjo është një marrëveshje pasi palët kanë rënë dakord. E rëndësishme është që i gjithë fokusi do jetë tek plani i veprimit dhe krijimi i komunitete të përbashkët monitorues. Është arritur një marrëveshje për çështjen e të pagjeturve dhe do bëhet publike në takimin e ardhshëm", tha Musliu.

Ajo njoftoi se marrëvshja për çështjen e të pagjeturve do të bëhet publike në takimin e ardhshëm mes liderëve. Dy deputetet Musliu dhe Krasniqi kanë qëndrime të kundërta për marrëveshjen Prishtinë-Beograd. Për opozitaren e LDK-së, Kurti nuk Ka mbajtur zotimet për njohjen e Kosovës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?