Sociale

VIDEOLAJM/ Delfinë në plazhin e Darzezës, surprizojnë pushuesit

18 Gusht, 11:26| Përditesimi: 18 Gusht, 11:35

  • Share

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në plazhin e Darzezës, ku disa delfinë janë shfaqur shumë pranë vijës bregdetare. Pushuesit u surprizuan nga pamjet e rralla dhe nuk ngurruan t’i filmojnë teksa lëviznin lirshëm mes dallgëve.

Skena ka krijuar emocion dhe entuziazëm tek të pranishmit, të cilët i duartrokitën delfinët për "shfaqjen" e tyre të papritur.

Sipas njohësve të faunës detare, prania e delfinëve në këto ujëra tregon një ekosistem të pastër dhe të shëndetshëm, duke e kthyer këtë episod në një lajm pozitiv për zonën bregdetare.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?