Kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili është prej më shumë se një viti nën akuzë nga SPAK për aferën “Partizani”, përsëriti sot nga foltorja e Parlamentit akuzat se një nga shoqatat që ka përfituar fonde nga USAID dhe Soros për reformën në drejtësi, apo siç e quajti për goditje të opozitës, ishte edhe Delina Fico.
Drejtuesja e East-West Management Institute, me një reagim të publikuar në rrjetin social Facebook, i ka rrëzuar këto akuza të përsëritura dhe ftoi mediat, që para se të publikonin këto gënjeshtra prej kohësh që përhap ish-kryeministri, të bënin një verifikim.
Fico shprehet se institucioni joqeveritar nu ka përfituar fonde nga Soros, por edhe projektet e financuara nga USAID dhe DASH nuk kanë asnjë lidhje me rolin e reformës në drejtësi.
Me anë të postimit, Delina Fico sqaroi në rrjetin social Facebook:
“Prej vitesh Sali Berisha pretendon se East-West Management Institute (EWMI) ka luajtur rol në reformën në drejtësi në Shqipëri, financuar edhe nga fondacioni Soros. Fatkeqësisht, ky pretendim i rremë i tij u referua dje edhe në një dëgjesë në Kongresin e SHBA. E di çfarë është më e trishtuar? Në të gjitha këto vite që Sali Berisha e përsërit këtë gënjeshtër, asnjë gazetar ose media nuk ka bërë detyrën e tyre bazë: të pyesë EËMI, USAID apo dhe fondacionin Soros për këtë pretendim, si dhe të kërkojë prova për ta vërtetuar atë, si, p.sh., duke lexuar raportet mbi aktivitetin e fondet e EWMI në Shqipëri, raporte, të cilat janë publike. Po të kishin bërë thjesht detyrën e tyre si gazetarë, para se të përhapnin më tej gënjeshtrën e Sali Berishës, këta gazetarë e këto media do të kishin konstatuar se: (1) EWMI NUK KA MARRË ASNJË FINANCIM NGA FONDACIONI SOROS PËR PROGRAMET NË SHQIPËRI; (2) EËMI DHE PROGRAMET QË EWMI KA ZBATUAR NË SHQIPËRI, TË FINANCUARA NGA USAID DHE DEPARTAMENTI I SHTETIT TË SHBA, NUK KANË LUAJTUR ASNJË ROL NË REFORMËN NË DREJTËSI NË SHQIPËRI”.
Por çfarë tha Berisha sot nga foltorja e Kuvendit:
"...Së treti, janë 10 milionë dollarë dhe janë vetëm maja e ajsbergut, që janë dhënë për reformën në drejtësi Delina Ficos, sesa ka marrë Linda Rama nga paratë e taksapaguesve ju them unë. Të presim me gërshërët e ligjit çdo lidhje. Me monstrën e njerëzimit George Soros dhe paratë e tij toksike. Pse do mbani ju këtë barrë të rëndë, kur një pjesë nuk keni lidhje. Pse do mbani mëkatet e tmerrshme të Edi Ramës?".
Postimi i Delina Ficos në Facebook
Komente

Aman si nuk doli nje trim ta zhduke nga faqja e dheut Saliun qe nuk mjaftuan qindra krime qe ka bere e tradheti ngaj kombit, por e lejojne te jete akoma nje figure aktive qe vetem shpif cdo dite e mbeshtet haptazi qarqet antishqiptare greke. Edhe shkrirja e SPAKut qe kerkon nuk eshte vetem per te mbrojtur veten, por per regresin a Shqiperise qe te mos futet ne BE e te mbetet mejhane e fqinjeve qe nuk mjaftohen qe na kane marre gjysmen e tokave tona, por synojne akoma aneksim te krahinave te tjera.
Përgjigju