Familja Berisha e shpallur Non Grata nga SHBA

Pika e zezë

Deliri i ndjekësve të Berishës për hakerimin disaorësh të Shqiptarja.com dhe Report-tv.al

20 Mars 2022, 09:24| Përditesimi: 20 Mars 2022, 09:35

  • Share

Mbështetës të modelit Sali Berisha u lumturuan shumë për hakerimin për orë e orë të tëra të Shqiptarja.com dhe të Report-tv.al. Inxhinierët tanë informatikë po përllogarisin sa sa u ka kushtuar sulmuesve të dy faqeve ueb ky sulm i paprecedentë ndaj një media shqiptare. Sepse një gjë është e sigurtë: e kanë paguar shtrenjtë. E megjithatë, ajo që ra në sy gjatë këtyre orëve ishte lumturia e mbështetësve të stilit Sali Berisha në këtë black out të gjatë dhe sidomos pasqyrimi i qartë i dëshirës së tyre të madhe se sa duan që të mos ekzistojë fare një media që ja ka treguar pikë për pikë të gjithë gabimet e mëkatet njeriut që mbart në vetvete më shumë se të gjithë shqiptarët bashkë urrejtjen, si një gjellë e tmerrshme e gatuar me shpifjen si lëndë të parë.

Për hir të së vërtetës këta urryes janë fare pak, të themi vetëm një grusht i vogël njerëzish në krahasim me gati 1 milionë e më shumë lexues që na ndjekin në dy mediat përditë, por dihet, urrejtja, bën gjithnjë përshtypje në krahasim me shumicën që ndjek pa bërë fjalë.

Në gjithë betejën tonë mediatike për t’i treguar shqiptarëve të vërtetën mbi politikanin Berisha dhe modelin antishqiptar të tij, asnjëherë të vetme nuk kemi gabuar, dhe asnjëherë të vetme nuk kemi shpifur asgjë as pa dashje, as me qëllim, madje, lideri i këtij grushti të vogël urryesish, pra Sali Berisha i tyre i preferuar, ka marrë për herë të parë dhe të vetme dënimin si shpifës nga një gjykatë, pikërisht në përballje me Shqiptaren dhe gazetarët e tij. E megjithatë ky fakt nuk merret fare parasysh nga mbështetësit e tij. Faktet përtypen me më shumë vështirësi nga ata që ushqehen me shpifje dhe urrejtje. Ajo që ka zënë rrënjë në kokat e tyre (ndonjë ish-koleg azilkërkues me rrena e i paaftë, ndonjë profesionist protestash me porosi, ish-doganierë apo ish-tatimorë partiakë, përfitues të drejtpërdrejtë të favoreve të familjes Berisha e të pushtetit të tij) është shpifja sistematike që Berisha ka bërë në gjithë këto vite drejt grupit tonë mediatik. Ata flasin pikë për pikë, si papagallë të stërvitur mirë, me shpifjet e Berishës duke treguar qartë se jo vetëm nuk kanë asnjë interes për të vërtetën, por vec zemrës, ka vite që ja kanë falur edhe kokën e tyre liderit suprem.

Sali Berisha po vuan sot në vetë të parë, ato që ka bërë për kundërshtarët e tij, ne gazetarët në radhë të parë. Ishte ai i pari që shpiku “non grata” për gazetarët që nuk e mendonin si ai, ndërsa sot ka përfunduar vetë si më i padëshirueshmi në Shqipëri. Një grusht të dëshpëruarish e ndjekin duke shkuar në delir e duke shpresuar se kush e kritikon, bllokohet nga hakerimi pak orë në ditë.

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlora: 21/03/2022 20:33

    Jeni e vetmja media qe te bardhes i thoni e bardhe dhe te zezes e zeze

    Përgjigju
  • F-22 raptor: 21/03/2022 19:43

    Akt mirfilli kriminal, por do u kthehet me bumerang! Mjaft or plehra, azgje nuk do te arrini, pekundrazi.

    Përgjigju
  • Malsori: 21/03/2022 11:56

    Unë, si shteas i Republikës së Kosovës, faqen time më të preferuar për t'u informuar se çka ndodhë në Shqipërinë NËNË e kam "Shqiptarja.com". Lutem çdo ditë që të mos vdes pa e parë Sali serbo-rusin prapa grilave. Drejtësia shqiptare është duke u vonuar që nuk ia tregon vendin këtij qeni ndër më antishqiptarët.

    Përgjigju
  • anna: 21/03/2022 07:18

    Ju jeni me te miret dhe me profesionistet, dhe si gjithmone me i miri sulmohet.

    Përgjigju
  • Paul: 21/03/2022 00:49

    Sali kerma,,,saliu pisi,,,sali qeni me morra,,,t!jua rruaje juve te shqiptares,,ai ne burg si qen do perfundoje...

    Përgjigju
  • Qytetari: 21/03/2022 00:14

    Plasi qe si doli populli ne proteste..

    Përgjigju
  • Gjaj: 21/03/2022 00:12

    E dini qe jeni duke bere nje pune te mire kur ju sulmon kremlini i berishes dhe gjithe politikaneve te tjere ne Shqiperi. Lejoni te gjitha komentet, se ajo quhet liri fjale.

    Përgjigju
  • Ilirjan: 20/03/2022 22:57

    Jemi me ju kunder vandaleve te sali berishes dhe lepiresve te zellshem.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 20/03/2022 22:56

    Sali funderrina!!!

    Përgjigju
  • Tosi: 20/03/2022 21:52

    Sulmet kompiuterike jane te demshme dhe kriminale. Si te tilla duhet qe organet kompetente te hetojne dhe vene para pergjegjesise autoret. Ndersa retorikat e tipit sovjetik duke share dhe akuzuar perfshire dhe ato qe kritikojne ose "kenaqen" jane te thjesht patetike.

    Përgjigju
  • FATMIRI: 20/03/2022 21:19

    SALI KANCERI ME ORE PUNE ESHTE TANI SA TE SHKOJ NE TE S*MES DY RRUGE KA NE DISPOZICION NJERA ESHTE BURGU DHE TJETRA NE SHARR OSE NE TUFIN

    Përgjigju
  • Durrsaku: 20/03/2022 13:08

    Vazhdoni kryelarte si perhere mos lejoni qe disa qelbesira qe nuk shohin as driten e diellit tju ulin koken Vazhdoni edhe me fuqishem se me pare

    Përgjigju
  • drini: 20/03/2022 12:38

    Ju mbeshtesim shqiptarja.com per faktet dhe dokumentat qe nxirrni ne drite kunder krimit vjedhjes dhe korrupsionit ne Shqiperi.Ju keni bere dhe po vazhdoni te beni punen tuaj ndersa presim qe gjykatat te bejne punen e tyre

    Përgjigju
  • LORA: 20/03/2022 10:55

    Pune te mbare "Shqiptarja.com". Vetem mediat kredibel mund te hakerohen ne kete kohe lufte.Por kjo ju ben edhe me te besueshem. Qente le te lehin,karvani shkon perpara-thote nje fjale e urte shqiptare.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 20/03/2022 10:05

    Nuk u lumturuan vetem mbeshtetesit e Sali Berishes por edhe padronet e tyre ruse qe duan destabilizimin e Shqiperise ngaqe po ju digjet toka nen kembe ne Ukraine.

    Përgjigju
  • katarakti: 20/03/2022 09:38

    Ju mbeshtesim Shqiptarja.com! Jeni profesioniste!

    Përgjigju
    • Linda: 20/03/2022 12:06

      Jeni media me e mire

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?