Politikë

Deliu për Report Tv: Mbledhja e stabilizim-asociimit tregoi se Shqipëria ka ecur! Reforma në Drejtësi u bë nga BE dhe SHBA

18 Qershor, 21:06| Përditesimi: 18 Qershor, 21:13

  • Share

Mbledhja e sotme në Stransburg e Komitetit të Stabilizim Asociimit në Parlamentin Europian ka qenë e shoqëruar me debat mes palëve politike shqiptare përballë përfaqësuesve europianë. Nga një anë opozita ankohej për zgjedhjet, ndërsa nga ana tjetër mazhoranca vlerësonte menaxhimin profesional të 11 Majit. Diplomatët e huaj u përqëndruan në vlerësime ndaj SPAK dhe kërkuan që në shtator të vijohet puna për kryerjen e detyrave, ku veçuan nisjen e paketës ligjore të KLGJ-së dhe KLP-së.

Lidhur me këtë zhvillim ka folur për Report Tv Nirvana Deliu eksperte për integrimit e cila ka thënë se mbledhja e sotme është në kuadër të procesit të integrimit. Ajo tha se palët do duhet të shmangin sulmet politike dhe gjetjen e arsyeve që nuk e ndihmojnë procesin. Përtej kësaj Deliu tha se Reforma në Drejtësi ka problemet e veta, por ajo është një reformë që është bërë nga BE dhe SHBA.

"Në fakt takime të tilla janë pjesë e asaj që njihet si procesi i stabilizim asociimit në marrëveshjen e nënshkruar që në 2006. Këto takime si takime të stabilizim asociimit janë takime periodike me përfaqësuesit shqiptar, ku këshilli mbledh përfaqësues në nivel ministror, apo që mbledh dhe nga ana e parlamentit. Ashtu si thatë dhe ju në këtë takim janë deputetët e opozitës dhe të mazhorancës që janë pjesë e këtij takimi së bashku me përfaqësuesit e PE-së, por që ky takim tregoi ecurinë tonë të mirë në raport me integrimin.

Shiko duhet bërë dallimi që ne për interesa të brendshëm politikë mund të kemi kundërshti mes palëve, apo për kritikat ndaj SPAK apo Reformës në Drejtësi. Po duhet të kujtojmë se Reformën në Drejtësi shteti shqiptar nuk e bëri vetëm por e bëri me një mbështetje të plotë nga ana e BE-së dhe SHBA. Të gjitha këto institucione të reja janë krijuar nga SHBA dhe BE.

Reforma në Drejtësi është një element ‘suigeneris’ dhe institucionet janë të reja pra e bërë për herë të parë në Shqipëri, edhe procesi Vettingut normalisht ka vend për përmirësim. Në momentin që vinë si sulme politike atëherë këtu duhet parë situatë.

Gjithmonë ata janë diplomatë, për Reformën në Drejtësi, përfaqësuesit europian thonë se do duhet të shikohen me interes disa zhvillime brenda saj por nuk referohen në raste konkrete. Një problem që ata kanë pasur që në fillim ka qenë niveli i profesionistëve në sistem."-tha Deliu.

H.K/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?