Ekonomi

Deliu për Report Tv: Plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor, instrumenti i ri për vendet kandidate për në BE! Shqipëria do të përfitojë 922 milionë euro

26 Mars, 15:38| Përditesimi: 26 Mars, 15:54

  • Share

Plani i ri rritjes nga Bashkimi Evropian për Ballkanin Perëndimor ishte tema e diskutimit ditën e sotme në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv.

E ftuar në lidhje skype për të folur mbi temën ishte Nirvana Deliu eksperte për çështjet e integrimit. Deliu u shpreh se ‘Plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor’ ka disa prioritete në lidhje me përftimet që vinë nga BE.

Sipas Deliut, në aspektin ekonomik do të përfitojnë sektorët e energjisë, digjitalizimit dhe kapacitet e burimeve njerëzore. Por ajo që sipas Deliut ka fokusin kryesor nga ky plan janë reformat e shtet formimit, si Reforma në Drejtësi dhe disa reforma të tjera institucionale. 

Deliu: Plani i rritjes në fakt është instrument i ri që BE prezantoi për Ballkanin Perëndimor si një instrument financiar që synon në radhë të parë që të afroi vendet e Ballkanit Perëndimor, me vendet e BE si në aspektin ekonomik si në investimet infrastrukturore, energjetike apo digjitalizimi, por edhe në rritje të kapaciteteve njerëzore. Një fokus tjetër kryesor janë dhe reformat e shtetit të së drejtës, që BE po i quan si Reforma Themelore që tani BE po i quan si instrument për shtet formimin demokratik. Në fakt me planin e ri të rritjes shuma që është parashikuar për Ballkanin Perëndimor shkon në 6 miliard euro. Po për Shqipërinë parashikohet se nëse ne i plotësojmë detyrat, nëse i plotësojmë kuotat, kushtet dhe nëse arrijmë të kryejmë të gjitha reformat e 2027, shuma do të ishte 922 milionë euro nga ato që do të përfitojmë. Duhet kuptuar që një pjesë e madhe do jenë kredi të buta, një pjesë tjetër do të jenë grante. 

Nga ana tjetër Deliu ka theksuar se ky plan rritjeje nuk ka ekzistuar më parë për Ballkanin Perëndimor, por nga ana e BE-së ka pasur mbështetje financiare. 

Deliu: Në fakt plani i rritjes është prezantim i ri për Ballkanin Perëndimor, por nuk është e re që BE jep fonde apo ndihmon në mënyrë financiare Ballkanin Perëndimor. Ne kemi disa projekte të tjera financiare që BE ndihmon vendet e Ballkanit Perëndimor.  Më e rëndësishmja është ajo që njihet si IPA, pra si instrument i aderimit. Pra që në pla të parë kuptohet, që është diçka që i ofrohet këtyre vendeve. 
 

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?